
“Copëz teatër: Shakespeare: Urban Evening Escape”
“Në pulsin e mbrëmjes”
Shakespeare: Urban Evening Escape
Një hapësirë krijuese estetike mbi Artet dhe Mjeshtëritë
Si mund t’ju bëjë mençuria e Shekspirit të flisni pa drojë në publik?
Kur energjia juaj ka nevojë për ripërtëritje, nuk ka largim më të bukur se bota e Teatrit:)
27 Shkurti ju fton në një mbrëmje krijuese mbi Zërin/Komunikimin, Ritmin/ Muzikën, Dizajnin dhe Shekspirin, bazuar mbi atë që shumë prej jush e quajnë si – “Një ëndërr në sirtar” 🙂
Ky pushim i mbrëmjes është krijuar për t’ju ofruar një vend për zhvillim të pranisë, detoks dixhital dhe fokusim në lehtësim dhe zhvillim në raport me zërin, shqisat, imagjinatën dhe dëshirat e ndrysura në sirtar.
Gjithçka duhet të keni me vete është një mendje e hapur për të krijuar dhe provuar.
Në ndërthurje të tri temave: “Estetika e Komunikimit në Publik”; “Terapia Muzikore” dhe “Dizajni dhe Kostumet”, ju ftojmë të bashkoheni në një mbrëmje që do t’u mbetet gjatë në kujtesë.
“Estetika e Komunikimit” – do të zbulojmë teknika me zërin që bëjnë të keni një estetikë komunikimi më të pasur duke eksploruar ritmin dhe gjuhën e Shekspirit.
“Terapia Muzikore” – do të eksplorojmë dëgjimin muzikor dhe imazhin e ritmet dhe mundësitë e takimit të muzikës me zërin dhe emocionet.
”Dizajni dhe kostumet” – do të krijojmë së bashku një element shumë të veçantë nga kostumet e periudhës së Shekspirit, të cilin do ta përdorim në finalen e mbrëmjes.
Kur: 27 Shkurt
Ku: Qendra Agim
Koha: 3 orë
