
Lectio Magistralis “Rrëfim në dy kohë” me Haig Zacharian dhe me Dr. Edmir Ballgjatin
Ditën e mërkurë, më 26.02.2025, në orën 11:00, Qendra e Studimit të Arteve do të zhvillojë në sallën “Aleks Buda” pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Lectio Magistralis me titullin “Rrëfim në dy kohë”, ku do të jetë i ftuar kompozitori Haig Zacharian në bashkëbisedim me Dr. Edmir Ballgjatin.
Haig Zacharian është një kompozitor me karrierë të gjatë e të spikatur në muzikën shqiptare. “Rrëfim në dy kohë” përbën një përsiatje retrospektive mbi rrugën e tij krijuese, por edhe mbi proceset në të cilat kaloi muzika shqiptare në dy periudhat kryesore në të cilat ai zhvilloi veprimtarinë e vet, periudhën socialiste dhe atë postsocialiste.
Jeni të mirëpritur!
