
“Përkthimi letrar – Takim me Aida Baron”
Përkthimi letrar
Takim me përkthyesen dhe redaktoren letrare Aida Baro
📅 Data: 27 shkurt
🕒 Ora: 13:30
📍 Vendi: Salla Evropa, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Përkthyesja dhe redaktorja letrare, Aida Baro, do të jetë në një diskutim të hapur, ku do të ndajë përvojën e saj të pasur në botën e përkthimit dhe redaktimit letrar. Ajo ka përkthyer dhe redaktuar më shumë se 1000 filma e dokumentarë, përkthime nga autorë të njohur si Italo Calvino, Sveva Casati Modignani, Julia Navarro, Primo Levi, dhe shumë të tjerë.
Aida Baro ka kontribuar në botimin e veprave të njohura si “Armëpushimi” i Primo Levi-t, “Jeta shpirtërore” e Alberto Moravia-s, “Të mbyturit dhe të shpëtuarit” të Primo Levi-t, si dhe ka marrë çmime të rëndësishme për përkthimet e saj, përfshirë “Çmimin kombëtar të përkthimit” Tiranë, 2017 dhe çmimin “Përkthimi më i mirë i vitit” Prishtinë, 2024. Ajo është gjithashtu kryeredaktore pranë shtëpisë botuese “Pegi” dhe themeluese e agjencisë të parë letrare në Shqipëri, “The Aida Baro Literary Agency”.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar më shumë rreth përkthimit letrar dhe sfidave të tij.
Ju ftojmë të bashkoheni me ne për një diskutim të frytshëm dhe frymëzues!
