Art Explora Festival – Zaineb Henchiri – Echo Chamber

Enkas për Festivalin Art Explora, artistja Zaineb Henchiri krijon një performancë që bashkon kërkimet më të fundit me elemente performative tashmë të pranishme në praktikën e saj. Në performancat e saj, Henchiri krijon personazhe që veprojnë si alter ego të artistëve, si dhe personazhe të takuar online në jetën e përditshme. Shadows Durres është një lexim performativ i shoqëruar nga projeksione vizuale. Performanca i drejtohet aftësisë për të pasur një zë të veçantë në kontekstin bashkëkohor të ndryshimeve teknologjike dhe politike. Shadows Durres funksionon si repertor fjalish të lëna në internet, mesazhesh të shkëmbyera me artistët, dhe tutoriale të gatshme.

Këto gjurmë, edhe pse me ton epistolar, të sjellin në mend atmosferën e ethshem të ndërveprimeve online, si parakalimi i rëmujshëm i ekraneve kur kalojmë nga një video në tjetrën, nga një përmbajtje në tjetrën, pa ndonjë rend të caktuar. Ky fluks i shkëputur është jehona dhe referencë e drejtpërdrejtë e mitit të Echos, që pasi u dënua nga hyjnitë, humbi aftësinë të fliste për veten dhe mund të përsëriste vetëm fjalët e të tjerëve.

Date

16/04/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:00

Çmimi

Hyrje e lirë

Location

Bar Tore, Porti i Durresit
Kategorite

Organizer

Art Explora
Art Explora
Website
https://www.artexplora.org/en
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart