Teatri “Kalorësi Hero” nga Paolo Comentale te “Teatri i Kukullave” Tiranë

Zonjusha dhe 👧🏻 zotërusha!

Bëhuni gati për premierën tonë absolute 🎭, një shfaqje e jashtëzakonshme që nuk njeh moshë!

“Kalorësi Hero” 🏇 me regji dhe skenar të regjisorit të mirënjohur Paolo Comentale do t’ju magjepsë ✨ për 2 fundjava resht me personazhet dhe kukullat që kanë ardhur enkas nga Italia për ju.

Princi i Andaluzisë 🤴, i dashuruar marrëzisht, pas bukuroshes Arsinda 👸, kërkon me çdo kusht të martohet me të 💍👑. Por Arsinda është e dashuruar me kalorësin Guido. Në ndihmë të të dashuruarve u vjen magjistarja 💫 Melisa, e cila me mirësinë e saj dhe fuqitë e Dragoit Magjik e ndihmon Guidon të fitojë kundër Sordilianos.
Po çfarë do të ndodhë në fund?
Kush do e fitojë luftën?
A do të triumfojë dashuria? ❤️

Ejani ta zbuloni këtë fundjavë!

📍Mosha e sugjeruar: 5+

🗓️ Datat: 29, 30 mars & 5, 6 prill
⏰ Ora: 10:30 dhe 11:30

🎟️ Biletat mund t’i merrni pranë recepsioni të teatrit, të mërkurën dhe të enjten 09:00-13:00 dhe të premten 15:00-19:00.

MOS MUNGONI!

Regjia & skenari: Paolo Comentale
Kukullat & skenografia: Lucrezia Tritone
Formulimi muzikor: Walter Bagnato
Grafikat: Ambra Tagani
Drejtor artistik: Shegushe Bebeti “Mjeshtër i Madh”

ME AKTORËT:
Erdit Asllanaj
Jorida Meta
Florian Kokona
Albana Koçaj
Elidon Alika
Madi Selimi

Fonia & Ndriçimi: Julian Llukani
Piktor ekzekutues: Renato Aliçkolli
Teknik: Gildian Dashi
Punëtor skene: Bernard Rakipi

Date

05 - 06/04/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

10:30 - 11:30

Location

"Teatri i Kukullave" Tiranë
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart