
Ekspozita “Brandenburgu dhe Prusia, pikëtakime me Shqipërinë” te Biblioteka Publike “Marin Barleti”
Biblioteka Publike “Marin Barleti” ka kënaqësinë t’ju ftojë në ekspozitën “Brandenburgu dhe Prusia, pikëtakime me Shqipërinë”.
🗓️ Data: 1 Prill 2025
🕰️ Ora: 11:00
📍Vendi: Biblioteka Publike “Marin Barleti”
Nismëtari dhe kuratori, Xherardo Nikjari, e organizon këtë ekspozitë në bashkëpunim me Bibliotekën Publike “Marin Barleti”. Ekspozita synon të nxjerrë në pah praninë dhe ndikimin e këtyre dy shteteve gjermane në historinë dhe kulturën shqiptare. Gjithashtu, ajo mëton të njohë publikun shqiptar me historinë e Brandenburgut dhe Prusisë, si dhe figurat e tyre kryesore historike.
Ekspozita është e ndarë në tre cikle:
📌🗞️ Cikli i parë paraqet faqet e para të gazetave kryesore të shtypit shqiptar të fillimshekullit XX, të cilat me entuziazëm shpallën ardhjen e Princ Vilhelm cu Vidit, monarkut të parë të Shqipërisë, dhe familjes së tij në Durrës, në mars të vitit 1914. Në atë kohë, ky aristokrat gjerman shërbente si kapiten në radhët e ushtrisë gjermane, pranë Regjimentit të 3-të të Kavalerisë së Gardës Prusiane. Këto gazeta janë pjesë e Fondit Albanologjik të Bibliotekës Publike “Marin Barleti”.
📌📚Cikli i dytë përqendrohet në kontributin e kuratorit për pasurimin e bibliografisë shqiptare me librat e parë mbi historinë dhe kulturën e Brandenburgut dhe Prusisë, të përkthyer në shqip. Në këtë pjesë do të ekspozohen disa nga kopjet origjinale të këtyre librave, përfshirë veprën e famshme “Antimakiaveli” (1741) të Frederikut II të Prusisë, i njohur si Frederiku i Madh.
📌📜 Cikli i tretë, që besojmë të jetë më interesanti për vizitorët, shpalos harta origjinale të viteve 1585-1780, të territoreve të Brandenburgut dhe Prusisë, të cilat janë pjesë e koleksioni privat të kuratorit.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga 1 deri më 17 prill.
Ju mirëpresim!
#bibliotekapublikemarinbarleti
#prillinëbibliotekë
#ejanëbibliotekë
#ekspozitënëbibliotekë
#drejtoriaekulturësdhesportir
#BashkiaShkodër
#xherardonikjari
