“Rrno vetem per me tregue” nga At Zef Pllumi

FRATEL GJON PANTALIA

Me hekurat e mija na lidhen te dyve bashke. Ai pruni dyshek leshit e mbulesat, kishte edhe pak ene te vogla për ushqime. U sistemuem, u gëzuam e u përqafem. Fratel Gjoni kje i vetmi jezuit, qe, kur u shpërnda gadi nji vit para shpija e tyne, erdh e banoi ne Kuvendin tone Françeskan. Me origjine ishte prej Prizreni, djalë i vetëm ne moshën 20-vjeçare, kishte lane punën si nëpunës i hekurudhës dhe nanën e vet me ndigjue thirrjen e Zotit per me hi anëtar i Shoqnise” Jezu”. Tash ishte ne moshen 64-vjeçare, nji trup mesatar i lidhun: mendjen e vullnetin i kishte edhe ma te forte. Mjeshtër i te gjitha zanateve, me nji bagazh te mire kulturor nder shkencat humanitare. Njeri shume i gjalle, me cilsi te nalta organizative dhe me aftësi te rralla për jetën praktike. Kishte shetite shume vende te Europes dhe zotnonte latinishten, gjermanishten, frangjishten, italishten, turqishten e sllavishten. Aso kohe Fratel Gjoni konsiderohej prej popullit kyçi kryesor i jezuiteve ne Shqipni, pamvarsisht se ai si fratel prej superjorave emnohej vetem kepucar o rrobaqepes: punen e bante ai, nderimet i merrshin tjeret.

Para se me fjete erdhen e na lidhen bashke edhe kambet e keshtu ishim te lidhun kambe per kambe e dore për dore. Kemi vuejte ashtu se bashku pak a shume kater muej deri ne ditet e para te majit.

Në nesre u kuptue se burgu i Kishes (alias Kuvendi Françeskan) ishte plot e permaje mbushe me te burgosun: nalt kishte 68 dhoma te mdha e te vogla. Poshte kishte salla te gjana, ne secilën sistemojshin se paku 200-300 te burgosun. Per çdo mengjes na bijshin te dera nji tas uje, nji racion buke misri 400 g. dhe jepshin ndezjen e duhanit (vetem nji here ne 24 orë). Ne banjo na nxirrshin noren 5 dhe noren 17 gjithmone me duer te lidhuna. Atyne qe familjet u sillshin ushqime dhe ndrresa ua jepshin noren 12-13. Detyrohej heshtim i plote pamvarsisht se ne ditet e para u tolerue zani i ambel i Gac Qunit, por u ndryll ai dhe çdo za tjeter deri edhe kollitjet e te teshtimet, te cilat shpesh interpretoheshin si sinjale. Dy oda nalt dhe dy tjera poshte afer bibliotekes, ku dikur ishte redaksia e Hyllit te Drites, u vune ne dispozicion te hetuesise. Nder to, hetuesat me hu, korrent elektrik e lloj-lloj torture qe u vinte nder mend, mbyllnin proceset ose jetën e njerëzve të pafaj. Kuvendi Françeskan gjate vitit 1947 kje qendra dhe kulmi i terrorit komunist: ai u transferue aty nga selia e pare qe ishte shtepia e Pjeter Çurçise (afer Sahatit te Inglizit) dhe mandej, ma vone, kaloi ne Kolegjin Françeskan, ku Dega e Punve te Mbrendshme vazhdon me kene edhe sot.

Ne burgun e Kishes kam jetue deri me 18 Janar 1948, pra ma shume se nji vit Kje nji vit teper i vështirë. Sot nuk mund i pershkruej ditet e atij viti se do te shkojshem teper gjate, por shkurtimisht do te tregoj disa episode.

Ne nji mengjes, norarin e sherbimeve për tualet, aty mbrenda burgut u ndie krisma e automatikut. U grumbulluen shume ushtarake. Flisnin me za te nalte, pamvarsisht se dikush prej tyne jepte urdhna: “Mos fol! Mos e ço zanin!”. Me shka u kuptue ne spjegimet e para dukej se kishte ike nji i burgosun, dhe hekurat e kambeve e te duerve i kishte lane aty ne ode.

Qysh nat çast na te burgosunt e tjere filluem me hjeke shume keq. Atë ditë mbetem pa dale ne banje: nji torture e vertete. Pa kalue nji ore erdhën e na kontrolluen prangat qe kishim nder duer e nder kambe. Na i shtemguen me nji mizori shtazore. Mbas pak minutash dueret filluen me u aje. Prej çdo ode filluen me u ndie gjame, ofshame e vaj i te burgosunve. Roja me nji terror te pamshire kercnonte me ulurima çdo psheretime.

Vetem ne mbasdite vone filluen me na qite ne sherbime personale. As tash nuk e dij se si u muer vesh se kishte ike prej burgu Hile Shllaku. Par ikjen e tij e paguem shtrejt te gjithe te burgosunit. Duert tona u bane plage prej prangave. Te gjithe ata qe ishin te lidhun çift nuk mund te levizshin sadopak, perse tjetrit i hyjshin prangat deri ne kocka, tue shkaktue dhimbje te tmerrshme. Kjo gjendje u ba metode e perhershme, pothuej rregullore e burgut te kishës.

Ne gjysmën e dyte te shkurtit 1947 shokun tim te vuejtjeve Fr. Gjon Pantaline, filluen me e marre ne pyetje. Kur thuhet pvetje don me thane fillojshin edhe torturat. Natyrisht, na nuk e pvetnim njani-tjetrin se shka kerkojshin ne hetuesi, jo per mosbesim, par se ata ishin aq mizore sa mujshin me e marre edhe atë tjetrin dhe me e pvete se shka te ka thane shoqi yt e me e torturue deri ne vdekje. Mbas nja kater seanca pvetjesh, nji dite po vjen ne dhome me nji plage ne krah, nen brryl. Ai hetuesi i kishte ngule nji shufer hekuri ne mish. Mbas dy-tri ditesh e kapen ethet me te dridhuna. Plaga ishte ajte, ai gjimonte prej dhimbash: nuk e merrte gjumi as diten, as naten. Gardiani lajmoi dhe pruni nji infermier ushtarak, i cili i hapi plagen dhe i shtini nji fitil. Na ishim te lidhun dore per dore, ne menyre qe ai praktikisht ishte pa duer e me duhej mue me dhane ndihme o me i durue edhe dhimbjet e tija. Ai infermieri ushtarak vinte krye dy ditesh. Infeksioni kje aq i rande sa mbeta pa mend: qelbi filloi me dale nga plaga si uji. Nderkaq hetuesi shtonte seancat e pvetjes se tij. Nji dite nuk na prune as buken, as ujin. Kur i thame gardjanit se na kishte harrue ai na u pergjegj se kishte urdhen prej hetuesit. Mbas 48 oresh qe ndejem pa buke e pa uje Frareli filloi me pase shume shqetsime, perveç dhimbjeve te krahit. Un ishem i qete. Zoti me kishte fale shume durim, ai plak me dhimbej sikur ta kishem babe. Lutshim Zotin bashke qe te na jepte force. Mbasi kaluen tri dite pa hanger, pa pi me tha:

-Shikjo Fra Zef, me vjen keq shume qe po vuen edhe ti per shkak tern. Tash e kam te kjarte se do te na lane keshtu edhe nji dite, ose dy se jo ma shume mbasi njeni vdes. Shifkur te na bien me hanger, kane me pru ullij ose djathe qe jane te krypuna, por nuk do te na biejn uje. Prandej me ndigjo, mas prano me i hanger se do te kemi etje. Dhimbjet e etjes jane ma te mdha se te urise.

Kur u bane pese dite pa hanger, pa pi, mue me kishte fillue nji gjume i rande, ndersa ai ishte shume i shqetsuem. Me thonte shpesh:

-Falju nderes Zotit per kete gjume, por un kam dhimbje. Mbas pese ditesh na prune nga nji cope buke misri me ullij dhe djathe bashke. Frateli u çue e tha:

– Un nuk i marr pa me pru uje. – Do tjua biem ma vone.

– Jo. Nuk i marrim.

– Ti fol per vete, ky tjetri i merr. -As un nuk i marr pa pru ujin.

Paçi vehten ne qafe. Un po ua Ie ketu ushqimin, ne daçi hajeni, ne daçi mos.

Mbas nja 2-3 oresh gardjani erdhi persri. Na menduem se do te na binte ujin, par ai ve~ ndali sa me pa. Gjella ishte aty ku e kishte lane: e paprekun.

– Pse nuk hani?

– Bjer ujin përpara.

Mbylli deren e u largue.

Mbas nji ore u ndigjuen persri ecje te zhurmshme neper korridor: u ndalen te derajone. Hyne mbrende tre vete. Kishin nji sahan me krype. Na hypen siper dhe perdhuni na mbushen gojën me ka nji grusht krype, mandej u kthyen ne pune te vet. Te shkretat goje tona qe spaten me shka me u shperla. Ne nesre lkura e gojes u rrjep. Ne te shtaten dite nuk mujtem me u çue. Mue me kishte kape nji si gjume, nuk kishem kurrfare dhimbje, ndersa Frateli kishte dhimbje jo vetem prej krahit te pezmatuem, por edhe prej urie. Ne diten e nante na prune buke dhe uje: plot broken me uje. Frateli e muer i pari aq me turr, sa gadi kje tue i ra dishka, mue me dhimbej shume, megjithkte e kqyrshem me nji fare inati, se me hini friga se nuk po me len asnji pike. Me teproi dishka dhe e shova etjen. Kur fillova me hanger mu duk se me luejshin dhambet. Hangra kadale dhe kur mbarova kafshaten e pare, me gishta provova: luejshin me te vertete. i thashe Fratelit:

– Shif si me losin dhambet, jo nji por te gjithe, hiqen kollaj prej fulqinit.

– Te paska ra smundja e marinarve. -Pse marinarve u bien dhambet?

– Nuk u biejn, por u losin ose u prishet mishi kur bajne udhtime te gjata ne dete.

– Un nuk besoj se do ta kete ndokush tjeter perveç te burgosunve.

Sa me zgjati kjo smundje nuk mund e thom me siguri, por ma vone dhambet jo vetem qe nuk me kane levize, por me jane shterngue aq fort sa kur ka ardhe koha me i hjeke nuk delshin pa thye pak edhe nofullen.

Mbasi kaloi kjo vale torture urije, Fratelin filluen me e mjekue persri ne krah se kishte shume dhimbje.

Nji nate me duel gjumi i trembun. Frateli ishte zgjuet prej dhimbash te krahit. Me pveti: “Pse u trembe?”. Un i kallxova se kishem pa nanderr Stalinin. Por nuk ishte ai Stalini i fotografive, por nji tjeter, burre i ri, mjaft i pashem e i mbajtun qe me thirri ne zyren e tij dhe me muer ne pvetje. Ne fillim me muer me te mire, mandej mu kercnue, se mbrami muer nji shkop te trashe qe ishte ne qoshe te zyres dhe u tremba e me duel gjumi. Ndersa Frateli mendonte me ma shpjegue se a do te delte mire a jo, qe se po ndiejme zhurmen e kambve te gardjanit qe avitej ne korridorin e gjate. Ishte kund ora 1 mbas mesnatet. Ajo zhurme po avitej perhere e ma afer e u ndal te derajone. Ndersa po hapej dryni, na bame sikur ishim ne gjume. Gardiani hini mbrende, demek me zgjoi, mi zgidhi prangat e lidhi Fratelin e mue me vuni pranga tjera. Me vuni para e ecem neper korridorin e gjate. Me dergoi ne zyren e hetuesit. Shka me pa! Po ajo ftyre e atij Stalinit qe kishem pa nanderr: Fadil Kapisyzi.

– Un, -me tha, -jam hetuesi i Fratel Gjonit, dhe mbasi jeni bashke ne nji ode, mendova te zhvilloj njikohesisht edhe me ty procesm.

– Procesin e kam firmose njihere! Ajo ishte nji tallje e jo nji proces serioz. Ai oficeri qe te pat marre ishte nder ditet e transferimit dhe e ka ba shkel e shko. Bile edhe ai ka lane shenim aty se procesi nuk asht perf undue, se do te dalin dokumenta te reja. Edhe kane dale. Un e zhvilloj procesin siç duhet; e ke pa ku e kam çue Fratel Gjonin: ka pase peshue 90 kg e tash peshon 60. Do ta baj me ardhe 20 kg. Un nuk dij lojna, prandej fol.

Zotni, po as ai procesi qe kam ba un nuk ishte lojna. Un kam hjeke edhe ma zi se Frateli atje te pjeshka.

-E dij, e dij mire, ishin lojna fmijsh ato te Nestit. Do me njofish mue se nder keto duer u ka dale shpirti atyne burrave te forte. Ke ndie ti? Fol!

– Un skam shka flas, mbasi edhe ato qe kam firmose ishin teper.

– Teper ee? Nuk din ti ee? Te kallxoj un tash ty. Por ma pare due me dijte shka te ka thane Fratel Gjoni.

– Si shkame ka thane?

– Po, po, shka te ka thane ai ty?

– Per shka? Un kur ishimjashte nuk kam fole kurr me te, nuk na lidhte mosha: ai plak e un i ri.

– Jo more jashte, po aty ne ode shka te thote ai?

– Ai me thote se e ke rrahe dhe e ke mundue. Shka me ka thane tjeter?!

– More leni ato ti, po mekallxo ato sekretet ejezuitve qe ti ka lane ty amanet.

– Mue sekretet e amanetet e Jezuitve?! Un nuk jam Jezuit, por fransçeskan.

– I dij mire un ato: te gjithe njilloj jeni. Por fol ose ta mora shpirtin ketu si zogut. Fol!

– Nuk me ka thane kurrgja kurr.

– Fol o ta mora shpirtin! -mandej kapi nji shkop te trashe aty ne qoshe te dhomes e te me hini mbare e mbrapshte.

– Arnan o Zot, -u luta, -po kur do te marri fund ky mallkim? Ndersa ai po me rrahte, mue mu kujtue nji fjale.

– Ndigjo i thashe. -Ai e ndali shkopin. -A mendon ti se Fratel Gjoni asht budalla?

– Fratel Gjoni budalla? Po kush e tha kete? Frateli ishte bash ai dreqi i dreqenve te Jezuitve. Vetem ai i din te gjitha punet e Jezuitve. Per kete e kemi na ketu. Fol shka te ka thane?

– Po a mendon ti se nuk e ka mendue ai kete pune qe ju mund me thirrni edhe te me pvetni? Ai ma ka thane kete.

– Ta ka thane e?

– Po ma ka thane.

– Atëhere kallzo te gjitha shka te ka tregue, se kur te ka thane çte ka thane edhe tjerat.

Mandej vazhdoi me at shkop edhe nja nji çerek ore e me lshoi. -Per sonte, -tha, -kaq ke boll. Shko ne ode, mendo mire, do te thrrasim persri me fillue procesin tand. Fratelit mos i thuej gja. Me lshoi. Kur u ktheva node Frateli e pa shka me kishte gjete.

Fjeta se ishem i lodhun.

Ne nesre i tregova se shka me kishte gjete. Ai nuk u çudit aspak.

– Un me te vertete e kam mendue se do te te thrrasin, por po me vjen keq se po te takon me hjeke per mue e per Jezuitet. Hajde ta bajme bashke Udhen e Krygjes: Gjithmone nder perndjekjet kndra Kishes kane deke per Krishtin se bashku freten e Jezuite.

Mue nuk me thirri kurrkush ma per me me pvete per Jezuitet, dersa, mbas pak kohe, Fratel Gjonin e shpeshhere edhe mue, na merrshin e na lidhshin kambesh e dueresh ne nji korridor ku sillej roja; e na lejshin ne kambe diten e naten, pa hanger, pa pi; shenjojshin nji pike ne mure ku do te avitej hunda, dhe ashtu pa asnji levizje te trupit mbas disa kohe u ndiente nji lodhje kaq e ladhe sa me u çmende. Mbas nja 5-6 ditesh ose nji jave na kthejshin e dhome. Fratel Gjoni me dhimbej ne shpirt: kishem fitue per te jo vetem respekt, por nji dashuni si ta kishem babe. Edhe ai me respektote mue se un ishem djakon. Shpesh here me thonte:

– Fra Zef, mos mendo se kjo murtaje kalon shpejt. Tije i ri Kleri katolik do te shkoje “usque ad unum” (deri ne fund), vetem atehere do te vije liria. Ti do tia mbrrijsh asaj dite dhe ti do te tregojsh te verteten per te kaluemen e te sotmen. Keshtu jam i bindun un.

Me la disa testamente, pothuej sekrete per shtepine e Jezuitve, por koha e gjate i bani te gjitha te pavlefshme: shkatrrimin total qe pruni komunizmi ai nuk e kishte parapa.

Kur e kthejshin ne dhome mbas gjithe atyne torturave ai kishte humbe edhe pamjen e njeriut. Me dhimbej ne shpirte. Nuk na bijshin kurrgja tjeter perveç 400 gr. buke misri ne 24 ore dhe nji sapllak uji. Un gjysen e 400 gramshit ia jepshem atij se e shifshem se ishte ba asht e lkure. Trupi i tij i shendoshe ishte shendrrue ne nji skelet. Me thonte:

– Fra Zef, plaku han shume, po nuk hangri vdes. Por edhe i riu ka nevoje me hanger shume, prandej mos ia hiq vedit. “

– Un nuk ia hjek vedit, por nuk kam oreks, -i thojshem, – buka e misrit thate e mykun nuk me shkon poshte. Ne te vertete un ishem i unte gjithmone, por e shifshem se ai kishte ma nevoje se un.

Ne dhomen perbri rrinte Gac Çuni, nji mesues. Ishte artist, kangetar i lindun me nji za tambel si te bylbylit. Dhoma e tij i shte aq e vogel sa nuk i nxente dy dysheke, prandej ishte vetem. Kishim ba ne perden prej tullash qe na ndante nji vrime me bisht te lugeve te drujta. Bira mund nxente nji kokerr ulli. Kam harrue se kush i binte Gacit dishka vorfnisht. Me siguri nana. Ashtu edhe Fratelit i binte familja e shkrimtarit Zef Harapi. Mue nuk me binte kurrkush. Kur ishem vetem rrijshim goje me goje nate bire tue fole gjate shume orve me Gacin. Para se te hinte ne burg ishte kene me sues ne Bajze te Kastratit, pertej Koplikut. Me tregonte idilet gjyse-baritore te tija, dashurishkat, idealet dhe kjajshim vuejtjet. Liria, ajo ishte larg. Kishte nji za aq tambel e te pervajshem, kompozitor e poet i lindun. Gjithe kete gjendje te tmerrshme qe jetojshim e te gjitha andrrat ton a te shpreses e lirise ai i kishte kompozue si muzike edhe fjale. Un sot nuk i mbaj mend ato, par gjate gjithe jetes me kane ushtue ne veshe dhe ne zemer. Kendonte lehte me buze te biruca e murit, kur roja qendronte ne ballin tjeter te korridorit. Un nato momente nuk ishem ma ne burg.

Kishte tarratisun nji vIla. Ky akuzohej sikur e kishte takue, dhe kjo permbante nji krim te madh per komunistat. Ai e njifte Fratel Gjonin dhe u interesonte me i ndjeke me veshe levizjet e tija kur e merrshin ne pvetje.

Ma vone Fratelin e kthyen ne dhome gadi sikur e qiten ne harrese. Edhe krahi filloi me iu permirsue. Nji dite i thashe:

– Me fal se po te pves, se ne kete vend asht ma mire mas me dijte se me dijte: Shka kerkojne prej teje?

– Kerkojne ata shka nuk asht: sekretet e Jezuitve. Kta nuk dijn shka don me thane shpi Jezuitesh e province Jezuite. Se fundi kerkojn qe un tu lshoj nji deklarate se Jezuitet, si italian ma e shumta, ishin edhe fashista, se At Cordignano e At G.Valentini ishin anmiq te shqiptarve. E gjitha kjo. Un, -tha, -nuk pranoj me u lshue ketyne asnji deklarate, mbasi po u lshove majen e gishtit te presin krahin.

Edhe mue filluen persri me me nxjerre me fshi korridorin dhe banjot. Sado pune e rande dhe e papershtatshme qe ishte, e bajshem me andje dhe me dukej privilegj. Me takonte me pastrue edhe shume dhoma ku ishin te burgosunit. Ne nji biruce pa dritare, ne terr kishin shti Dr. Kol Prelen deputet, qe i kishte dale ne nbrojtje At Gjon Shllakut. E njifshem e e çmojshem. E pveta tinze:

– Si te duket puna?

– Mua, -tha, – do te me pushkatojne. Nuk parashof ndonji ldryshjm deri sot pese vjet, mandej ndoshta po.

Kur u ktheva node e ia tregova Fratelit, ai me tha: -Kola si edhe Paulin Pali jane dy njerzit ma te pregatitun nder ne per politike perendimore se ajo orientalja asht e bazueme vetem ne rrene e pabesi. Sa per at pese vjetshin qe te ka thane, duhet kuptue se ne politike pese vjet jane njizet e pese vjet, prandej me beso mue: para 25 vjetve nuk kemi liri.

Gjate ksaj kohe shifshem shume njerz qe nuk i njifshem; kur kallzoshem Fratelit ai mi shpjegonte se kush ishin, se i njifte te gjithe. Me ndeshi rasa me shume kend, te fitoj edhe besimin e tyne e me rastisi me ba edhe ndonji lidhje e shkuesi ose me bajte fjale: mas prano, se nuk kam pranue” ose”kam pranue nen torture, por ti qindro” etj. etj., “se ne gjygje nuk do te pranoj”. Ky ishte nji veprim shume i rrezikshem per mue se ne rasen ma te vogel un do te hiqshem tortiura te pabesueshme. Falemnderes Zotit e nuk me ndodhi kurrgja.

Nji rast i tille me solli te dhoma e Pater Palit. Kur gardiani hapi drynin, te dera doli nji vajze e re dhe me mori fshesen. U bana shume kurioz. Mfshehtas e pveta:

– Kushje ti?

– Drita Kosturi. Per mue ishte nji emen krejt i panjohun. A thue mund te ishte ajo ndonji spiune provokatore per ti nxjerre sekretet te shkretit Pater Pal? Kur u ktheva ne qeline time, ku isha i lidhun clore per dore e kambe per kambe me Fratel Gjon Pantaline, u vuna menjihere ne takim me dhomen perbri, ku ishte i vetem Gac Quni. Ajo vrima e murit ishte edhe telefoni yne sekret. Ai me pveste per te gjitha te rejat ose mjerimet qe me kishte rastise me pa gjate oreve te pastrimit. E pveta me ngut:

– A din gja kush asht Drita Kosturi? Ai e perseriti pvetjen time, por me çudi te madhe shtoi:

– Pse edhe ate e paskan shti ne burg?

– E njef ti?

– Jo, jo, nuk e njof, por me te ndegjueme. Ka kene e fejuemja e Qemal Stafes. Si mund tejete ajo ne burg? Ndoshta mund tejete ndonji tjeter qe ka te njajtin emen; ketu smerret vesh kurrgja!

E me te vertete, kurrgja nuk merrej vesht, as nuk kuptohej, pse kesaj burije i frynte edhe shoku im i prangave, Fratel Gjoni, i cili mund te konsiderohej njeriu ma i perplasun mejeten, njoftesi ma i mire i karaktereve dhe i puneve te kesaj toke te ngaterrueme.

Mbas disa muejsh ndodhi qe un te isha kojshi me dhomen ku ishte Pater Pali. Ne kete rast ai ishte vetem. Ato vrimat sekrete ndermjet dyshemese dhe murit, te çiluna me bishtat e lugeve te drunjta, per ne te burgosunit nuk ishin ma sekrete se i dinim te gjithe. Sinjali se folesi i anes tjeter nuk ishte polici o provokatori ishte perplasja e prangave te duerve per derrasa.

– Pater Pal, je vetem?

Tash po.

– Kush ishte ajo Drita Kosturi?

– Nji engjell i derguem prej Zotit per me me ngushllue. -A nuk ke dyshime ne te?

– Dyshime? Çfare dyshimesh! Ajo asht nji vajze e ditun, idealiste e vertete!

– Ajo ka kene e fejuemja e Qemal Stares, komuniste! -Komuniste ndoshta po, por me ate ideal te sinqerte qe e karakterizon rinine. Mos i gjyko njerezit ashtu. Asht nji Amazone qe lufton kundra çdo tiranie, prandej edhe kunder tiranise komuniste.

– Atëhere perse e kane pru te ti?

Dhe me tregoi se si, gjate torturave te hetuesise, ai nuk kishte mujte me durue ma. Nuk ishte puna vetem per te, kerkojshin ma teper qe ai te merrte ne qafe te tjeret. Ne nji çast dishprimi, kishte humbe gjykimin, kishte kalue ne krize çmendunie dhe u hodh prej dritare e poshte. Kishte humbe ndjenjat dhe, mbasi kishte ardhe ne vete, nuk mundej me levize: dishka kishte thye. Atehere ia kishin pru ate vajze, qe kishte studiue ne Itali per mjeksi. i kishte sherbye jo sikur Pater Pali tishte babai i saj, por sikur tishte nji femije i saj.

– Sakrificat e saj per mue, kurre nuk do ti harroj dhe po te porosis qe, ne kjofte se vjen ndonjihere dita e lirise, ajo duhet konsiderue si mike e urdhnit françeskan.

Aty kah mesi i Prillit me larguen prej odes se Fratelit e me çuen ne nji korridor te vetmuem. Te Fratel Gjoni derguen nji tjeter. Kush ishte ai? Nji Zot e din. Por si flitej ma vane ishte vllai i nji prej udheheqsave lokale te pushtetit komunist, ndoshta spiun i prokurorit. Kush e din? Fakti asht qe mbas nji mueji Fratel Gjoni mujti me hi ne nji prej atyne odave qe ishin te lidhuna me Kishen dhe u hodh poshte. Naltsia kje e madhe dhe Frateli theu kambet. E zune ne Kishe dhe e prune ne nji batanije persri ne ode ku ishte. Çfarë te rrahunash i bane, megjithse me kambe te thyeme. Çfare ulurimash ndigjuem. Na veç luteshim qe Zoti ti jepte ndihme atij edhe ne, se na kapi frige e madhe.

Per disa muej nuk ia ndjeva ma zanin, as nuk ia njofta te ecunen neper korridor kur ishte orari i banjes. Nuk mund e kuptova kurr. Por kah fillimi i Shtatorit, persri u ndje zani i tij ne nji korridor ku me hunde te mbeshtetun ne nji rreth qe vizatojshin ne mur e lane disa dit ashtu ne kambe, te lidhun, pa guxue me ba asnji levizje. Mbas disa ditesh se çfare torturash i bane nuk e kam te kjarte as sot, por ulurimat e tija tmerruen te gjithe te burgosunit. Aty ne tortura vdiq.

Almanart