
Klubi i Librit “Dua” – “Kur qau Niçja” nga Irvin D. Yalom
📚 Takimi i radhës i Dua Libri – “Kur qau Niçja” nga Irvin D. Yalom ✨
Më 29 Prill, ora 18:30, në Qendrën DUA, do të diskutojmë një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë botërore, “Kur qau Niçja” nga Irvin D. Yalom
Një roman psikologjik dhe filozofik që imagjinon një takim midis filozofit Friedrich Nietzsche dhe mjekut Josef Breuer, në Vjenën e shekullit XIX. Libri ndërthur elementë realë me imagjinarë dhe eksploron temat e vuajtjes, dëshirës, fuqisë personale dhe vetëdijes, ndërsa dy personazhet përfshihen në një terapi të ndërsjellë që ndryshon jetët e tyre. Një udhëtim i thellë në shpirtin njerëzor dhe lindjen e psikoterapisë moderne.
Një mbrëmje mes librash, reflektimi dhe bisedash të vlefshme. 📖✨ Ju mirëpresim!
📍 Qendra DUA – Rr. Naim Frashëri 62, Tiranë
