Shfaqja “Djemtë Vezullues” te Teatri “Petro Marko” Vlorë

🎭🎭DJEMTË VEZULLUES🎭 🎭

Dy miq që kanë lidhur jetën me teatrin. Dy miq që e kanë konsoliduar jetën artistike në kudhrën e skenës. Nëse flet për njërin ke nënkuptuar tjetrin. Pas njëmbëdhjetë vitesh që nuk flasin, ringjiten përsëri në atë vend që ju ka dhënë shkëlqimin. Një grindjeje të vjetër i ka ardhur koha të zgjidhet. Dhe zgjidhja vjen pikërisht aty ku edhe u pezullua, në skenë. Dilema se a duhet të “mënjanohen” apo jo, nëpërmjet përpëlitjes së pleqërisë dhe mos dorëzimit. Për hir të artit, gjithçka harrohet. Miqësitë që bazohen te vlera profesionale dhe njerzore nuk vdesin kurrë. Është kjo çfarë trajton komedia “ Djemtë vezullues” e autorit amerikan Neil Simon, këtë rradhë në Teatrin “Petro Marko” në inerpretimin e Astrit Hasani, Artan Islami, Alba Shtëmbari, Matilda Avduli. Me regji të Roland Minga, skenografi të Drini Shehu, formulimi muzikor Artur Dhamo, të cilët vazhdojnë punën intensive, me dashuri e profesionalizëm nën regjinë e Roland Mingës.

🗓️5-6 Prill

🕖 19:00

📍Teatri”Petro Marko”Vlore

Per rezervime dhe bileta 👇
📲+355 69 642 0717

Date

05 - 06/04/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00 - 19:00

Çmimi

👉 Për informacion dhe bileta 📲 +355 69 642 0717

Location

Teatri Petro Marko Vlorë
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart