
Filmi “Ecejake në Tiranë” te “Corner Comedy Club” Tiranë
Ditën e dielë, datë 6 Prill, ora 21:00 tek @corner_comedy_club ju mirëpresim në premierën e filmit të dytë, si vazhdim i të parit.
Duke u përpjekur të ndërtojë jetën që gjithmonë ka dashur, Tomasi, një djalë i ri, endet në Tiranën që ndryshon më shpejt sesa mendimet e tij. Disa nevoja të ndrydhura, disa botë që ndeshen dhe disa njerëz që mundohen të përshtaten në shogëri mblidhen rreth tij për ta bërë të kuptojë se çlirimi nga këto ecejake vjen prej aty ku shikimi i tij nuk depërton zakonisht.
Shpresojmë dhe mendojmë se të gjithë do ta ndjeni veten pjesë të filmit në të paktën një mënyrë!
