Festival kulturor për të gjitha moshat
Nga 10 deri më 21 prill 2025, qyteti bregdetar i Durrësit do të shndërrohet në epiqendrën e artit dhe kulturës me ardhjen e “Art Explora Festival”. Në Portin e Durrësit, ky festival do të sjellë një program të pasur me ekspozita, koncerte dhe aktivitete ndërvepruese për të gjitha grupmoshat.
Një nga atraksionet më të veçanta të këtij festivali është “Anija Muze”, një muze i veçantë lundrues që është ankoruar në portin e Durrësit. “Anija Muze” është një anije e krijuar si një hapësirë ekspozuese, ku vizitorët mund të shijojnë artin në një ambient krejtësisht të pazakontë. Ky projekt inovativ ka udhëtuar nëpër Evropë, duke sjellë artin në brigjet e qyteteve të ndryshme dhe duke krijuar një përvojë të paharrueshme për vizitorët. Do të keni një mundësi të rrallë të ndiqni eksperienca të reja imersive vizuale dhe zanore, ku e shkuara vjen përmes teknologjisë VR në ditët e sotme, duke parë qytetet e lashta të Venedikut, Athinës dhe Aleksandrisë.
Për të shijuar eksperiencën në “Anijen Muze”, rezervoni biletën tuaj falas në këtë link: https://www.artexplora.org/en/festival/city/durres#convious

Një nga atraksionet më të veçanta të këtij edicioni është ekspozita e jashtëzakonshme “Présentes – E tashme”, një bashkëpunim mes “Art Explora Foundation” dhe “Musée du Louvre”. Kjo ekspozitë dixhitale zhyt vizitorët në botën e figurave femërore të qytetërimeve mesdhetare, duke i shfaqur përmes koleksioneve të famshme të Luvrit. Duke përdorur teknologji audiovizuale të avancuar, “Présentes” ofron një përvojë imersive që sjell historinë dhe artin më pranë publikut.

Ekspozita tjetër që nuk duhet humbur është: “Sous l’Azure”, një ekspozitë që i bën homazh Detit Mesdhe, imagjinatës që ai ndjell, frikës që frymëzon, miteve të lashta dhe bashkëkohore që lidhen me të. Kjo ekspozitë frymëzohet nga fuqia ndjellëse e këtij deti të veçantë dhe vizionet që ai lind. Në formën e një baleti detar, ai rikrijon hapësira ujore dhe zhyt vizitorët 20 mijë lega nën det.

Aktivitete për fëmijë, familje dhe të rinj
- 🎨 Punëtori kreative – Fëmijët dhe të rinjtë do të kenë mundësi të marrin pjesë në punëtori artistike dhe aktivitete edukative të udhëhequra nga artistë të njohur.
- 🎭 Performanca dhe shfaqje – Koncerte live, performanca dhe instalacione ndërvepruese do të sjellin një atmosferë të gjallë në Portin e Durrësit.
- 🎶 Muzikë & DJ Set – Netët e festivalit do të gjallërohen me performanca muzikore dhe DJ set që do të mbledhin artistë vendas dhe ndërkombëtarë.
- 🎬 Kinemaja nën qiell të hapur – Projektime të filmave artistikë dhe dokumentarë do të ofrojnë një përvojë unike për dashamirësit e kinemasë.

Pse Nuk Duhet ta Humbisni?
- ✨ Hyrja është e lirë – Të gjitha aktivitetet janë falas dhe të hapura për publikun. Vetëm për “Anijen Muze” dhe ekspozitën “Présentes – E tashme” duhen rezervuar biletat falas në këtë link: https://www.artexplora.org/en/festival/city/durres#convious
- 🌍 Një eksperiencë ndërkombëtare – Art Explora sjell në Durrës një festival të standardeve botërore.
- 📌 Një mënyrë e re për të përjetuar artin pranë detit, në Portin e Durrësit.
Kur dhe Ku?
📍 Porti i Durrësit
📅 10-21 Prill 2025
🎟 Hyrja falas!
Kliko këtu kalendarin https://www.artexplora.org/en/festival/city/durres
Kliko këtu për të marrë biletën tënde https://www.artexplora.org/en/festival/city/durres#convious
Mos e humbisni këtë mundësi unike për të përjetuar një festival që ndërthur artin, kulturën dhe inovacionin në zemër të Durrësit. Për më shumë informacion dhe kalendarin e plotë të aktiviteteve, ndiqni @Almanart dhe vizitoni faqen zyrtare të festivalit.
#ArtExploraFestival #Présentes #Durrës #Almanart #ArtiPërTëGjithë