
Konkurs për çmimin “ARDHJE 2025” nga Qendra për Artin Bashkëkohor ZETA
Qendra për Artin Bashkëkohor ZETA ka kënaqësinë të shpallë të hapur Thirrjen për Çmimin ARDHJE 2025 dhe fton artistë të rinj, nën moshën 35 vjeç, të dërgojnë aplikimet e tyre.
Qendra ZETA organizon këtë çmim, në bashkëpunim me Residency Unlimited (RU), institucioni i cili pret artistin fitues si rezident dy-mujor në New York, mbështetur nga fondacioni ‘The Trust for Mutual Understanding’, NY.
Çmimi ARDHJE organizohet si një konkurs i përvitshëm, që ka për qëllim të nxisë krijimtarinë, ekspozimin dhe promovimin e artit bashkëkohor në Shqipëri dhe ndërkombëtarisht. ARDHJE është pjesë e rrjetit ‘Young Visual Artist Award’ që nga viti 2007. Ashtu si dhe çmimet simotra në Europën Lindore dhe Juglindore, ARDHJE është një konkurs i hapur, që fton artistët të marin pjesë në një proçes transparent, që ofron jo vetëm mundësi për krijimin dhe prezantimin e veprave të reja në një ekspozitë të përbashkët, por edhe mbështetje në zhvillimin e tyre artistik dhe profesional.
Një juri e përbërë nga profesionistë të fushës, vendas dhe ndërkombëtar, do të përzgjedhë katër artistët finalistë. Zgjedhja e artistit fitues bëhet nëpërmjet një shqyrtimi të veprave të propozuara, CV’s, Portfolio’s të secilit kandidat dhe cilësisë së intervistës me anëtaret e jurisë ndërkombëtare.
Afati përfundimtar për të dërguar aplikimin është 10 qershor 2025.
Lista e 4 artistëve të përzgjedhur si finalistë do të publikohet brenda datës 30 qershor 2025. Artistëve finalist do t’u akordohet një shumë prej 1200 $ për realizimin e veprës pjesëmarrëse në ekspozitë. Hapja e ekspozitës me artistët finalistë dhe shpallja e fituesit do të mbahet në muajin tetor 2025.
Kriteret e aplikimit:
https://www.facebook.com/share/v/15A87mAyw4/?
Për më shumë, kontaktoni:
zetagaleri@gmail.com
Çmimi ARDHJE 2025 është mbështetur nga:
Trust for Mutual Understanding
Residency Unlimited
Young Visual Artists Awards
