Bisedë e hapur për publikun nga Lek Gjeloshi te Galeria e Artit Tiranë

🗣️ Bisedë e hapur për publikun nga 𝐋𝐞𝐤 𝐆𝐣𝐞𝐥𝐨𝐬𝐡𝐢
| 𝐆egë 𝐌arubi – 𝑰𝒅𝒊𝒍𝒆𝒕 𝒆 𝒇𝒖𝒏𝒅𝒊𝒕
🗓️ E Enjte, 𝟏𝟕 𝐏𝐫𝐢𝐥𝐥
⏰ 18:00
📍 Galeria e Artit Tiranë
Gegë Marubi (1907-1984) lindi në Shkodër dhe u formua pranë Vëllezërve Lumière në Paris (1924). Fondi i tij madh arkivor përfaqëson një prej momenteve më të rafinuara të koleksionit të Marubëve dhe të muzeut në fjalë.
Më shumë se Pietro Marubbi dhe Kel Marubi (i ati i Gegës), ai mund të konsiderohet si fotografi që punoi në dy sisteme diametralisht të kundërta: nga ai i monarkisë dhe fashizmit italian, tek ai i regjimit komunist. Ky tranzicion social-politik la gjurmë të forta mbi individin dhe mënyrën se si ai paraqitej përmes fotografisë.
Personazhet e Gegës, fillimisht të ndriçuar nga një dritë kinematografike, në periudhën e mëvonshme shfaqen gjithnjë e më të standartizuar, të përfshirë nga vorbulla e kolektivizimit. Kjo periudhë shënon edhe daljen përfundimtare nga ai dimension idilik që kishte karakterizuar fotografitë e tij në fillesë.

Date

17/04/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:00

Çmimi

Hyrje e lirë

Location

"Galeria e Artit Tirane"
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart