Shfaqja për fëmijë “Kalorësi hero” te Teatri i Kukullave

Kalorësi Guido dhe aventurat e tij fantastike për të fituar zemrën e Arsindës rikthehen këtë fundjavë për gjithë vogëlushët.

Princi i Andaluzisë 🤴, i dashuruar marrëzisht, pas bukuroshes Arsinda 👸, kërkon me çdo kusht të martohet me të 💍👑. Por Arsinda është e dashuruar me kalorësin Guido. Në ndihmë të të dashuruarve u vjen magjistarja 💫 Melisa, e cila me mirësinë e saj dhe fuqitë e Dragoit Magjik e ndihmon Guidon të fitojë kundër Sordilianos.
Po çfarë do të ndodhë në fund?
Kush do e fitojë luftën?
A do të triumfojë dashuria? ❤️

Ejani ta zbuloni këtë fundjavë!

📍Mosha e sugjeruar: 5+

⏰ Ora: 10:30 dhe 11:30

🎟️ Biletat mund t’i merrni pranë recepsioni të teatrit, të mërkurën dhe të enjten 09:00-13:00 dhe të premten 15:00-19:00.

MOS MUNGONI!

Regjia & skenari: Paolo Comentale
Kukullat & skenografia: Lucrezia Tritone
Formulimi muzikor: Walter Bagnato
Grafikat: Ambra Tagani
Drejtor artistik: Shegushe Bebeti “Mjeshtër i Madh”

ME AKTORËT:
Erdit Asllanaj
Jorida Meta
Florian Kokona
Albana Koçaj
Elidon Alika
Madi Selimi

Fonia & Ndriçimi: Julian Llukani
Piktor ekzekutues: Renato Aliçkolli
Teknik: Gildian Dashi
Punëtor skene: Bernard Rakipi

Vëmendje: Dyert e teatrit mbyllen në 10:20 dhe 11:20, ndaj paraqituni në kohë për të mos humbur shfaqjet! Faleminderit!

Date

19 - 20/04/2025
Në zhvillim

Time

10:30

Çmimi

Me biletë

Location

"Teatri i Kukullave" Tiranë
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart