“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon javën e tretë të muajit prill dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, të shtrira në disa qytete.
“Art Explora Festival” në Durrës ka çelur siparin më 10 prill 2025, ku për herë të parë në Shqipëri do të vijë “Anija Muze” pranë portit të Durrësit, si dhe do të ketë një kalendar të ngjeshur aktivitetesh muzikore, ekspozitash, bisedash etj. Përgjatë datave 14-21 prill 2025, do të gjeni: ekspozita si: Ekspozita immersive “E tashme”, Ekspozita “Kundër rrymës”, Ekspozita “Nën Azure”, Bora Baboci – Fwd: Përkujtim, muzikë e DJ sets nga Besa Mati – Extended DJ Set, Koncert nga Marine Sablonniere, Henri Tournier, Isabelle Courroy, Elena Columbi – DJ Set, Edona Vatoci & Viola, Rachele Andrioli – Koncert solo “Leuca”.
Gjithashtu do të ketë performanca artistike si: Mikołaj Sobczak për Bar Tore, Raffaela Naldi Rossano Skela për Antro della Sibilla: Për ty do t’i jap fund jetës tënde, Iris Touliatou – Mënyra estetike e jetesës 2025, Astrit Ismaili – Germim, Selma Selman – Letra Omerit, AMARI ALEPHA, Prezantim – Lori Lako “Echos Woven”, Mimoza Ahmeti “Qasja”, Bouchra Khalili – Seriali dhe Fjalimet – Fjalë në rrugë, projeksione filmash “Albanian Cinematheque” prezanton: Mesdheu dhe heshtur | Koncerti ynë premierë në kinema, Rossella Biscotti “The Journey”, workshop si: Workshop “Uji, prodhimi i letrës dhe forma të tjera të krijimtarisë”, Workshop – Lori Lako “Echos Woven” etj.
Hyrja është e lirë për të gjithë. Për “Anijen Muze” dhe ekspozitën “E tashme” duhet rezervim në këtë link.
Muzika, koncertet nuk do të mungojnë si: Stina Koncertore pranë “Universitetit të Arteve” Tiranë më 15 prill 2025, Edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar të Jazzit në Shqipëri te Universiteti i Arteve më 16-18 prill 2025, “Opera Gala” te TKOB më 17 e 18 prill 2025, Sound, spirits & Food me “Mr COOL dhe Rubin Beqo” te Pazari Gjirokastër më 18 prill 2025, “Beats n’Brunch Festival” më 19 e 20 prill 2025 pranë Liqenit Artificial Tiranë, “Aheng n’Bahçe” në Shkodër më 19 prill 2025, Koncert për Pashkë nga Urban Band etj. te “Pazari i Ri” Tiranë më 20 prill 2025.
Teatri do të jetë një nga kategoritë që do të ketë më shumë aktivitete si Teatri “Klani i të divorcuarve” te “Teatri i Kukullave” më 14-16 prill 2025, Festivali teatror – Shfaqja “Çifti i çuditshëm” dhe disa shfaqje të tjera në javët në vijim, “Magjia e Skenës Fierake” te TEATRI “BYLIS” më 16 prill 2025, Teatri “Çfarë pa kryeshërbëtorja” te Teatri “Skampa” Elbasan më 11-16 prill 2025, “Vrasje në vjeshtë” te Teatri Kombëtar Eksperimental më 17-20 prill 2025, “Djemtë Vezullues” te Teatri “Migjeni” Shkodër më 17 e 18 prill 2025, “12 burra të zemëruar” te “Teatri Kombëtar” më 17-20 prill 2025.
Filmat e javës do të jenë “Italian Screens – Il nuovo Cinema Italiano” në Tiranë deri më 16 prill 2025, Shfaqja e filmit “The Color of Paradise” Tek Bunkeri më 15 prill 2025, Shfaqja e filmit dokumentar “Gjenerata e imazheve” te Kinema Republika më 16 prill 2025, “The General” nga Buster Keaton te Akademia e Filmit & Multimedias Marubi më 17 prill 2025,
“Javët Kulturore Ndërkombëtare” nisin këtë javë, me Javën Polake, ku do të ketë aktivitete si: Shfaqja e valleve polake më 14 prill 2025, Shfaqje filmi “Papusza” te UART, Black Box më 15 prill 2025, Filmi “Birds are singing in Kigali” më 16 prill pranë “Universitetit të Arteve”, Takim letrar me Monika Filipina më 16 prill 2025.
Ekspozitat e javës do të jenë: Përvoja VR “Caravaggio, in tenebris” te Kub France Tirana më 15 prill deri më 15 maj 2025, Ekspozita DINASTIA MARUBI “Njëqind vite të studios fotografike shqiptare” në GAT, Ekspozita “Shqiptarë të panjohur” nga Ben Blushi te COD, Showcase Art Boulevard te “Bulevard Art Media Institute” Tiranë, Ekspozita “NEVERMORE” nga ORION SHIMA te Galeria FAB, Ekspozita “Invictus: Lume Blloshmi etj” nga Adela Demetja te “Vila 31”, Ekspozita e Kosta Koçit te “Zeta Contemporary Art Center” Tiranë, Ekspozita “Rrëshqitje” nga Dea Shubleka & Jsononi te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë, Ekspozita “LIFE & DEATH” nga Faton Kryeziu, Ekspozita “Brandenburgu dhe Prusia, pikëtakime me Shqipërinë” te Biblioteka Publike “Marin Barleti” Shkodër, Ekspozita “Venus” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër, Ekspozitë vetjake e piktorit Shpëtim Garuci “Shëmbëllyesi i dritëshkrueseve bardhezi të Marubëve në pikturë”.
Nuk do të mungojnë takimet, workshop, biseda si: Tryezë e rrumbullakët: “80 vjet nga Gjyqi Special”, Bisedë “Një jetë me kinemanë” me Abaz Hoxhën, Librat flasin në Toptani, i ftuar Sokol Çunga më 16 prill 2025, Diskutim: “Shkatërrimi i Traditës gjatë Diktaturës Komuniste” te TEK BUNKERI më 16 prill 2025, Takim “Mes artit dhe psikanalizës” – ‘Dashuritë që dhëmbin’ te Qendra Zeta më 17 prill 2025, Bisedë e hapur për publikun nga Lek Gjeloshi te Galeria e Artit Tiranë më 17 prill 2025, Bisedë me autorin Dionis Prifti te Qendra “Dua” Tiranë më 17 prill 2025, Takim me shkrimtaren Ervina Halili te Librari Onufri më 17 prill 2025,
Aktivitetet për fëmijë do të jenë “Kalorësi hero” te Teatri i Kukullave përgjatë fundjavës, Cirku Kombëtar, gjithashtu pranë Teatrit Kombëtar Eksperimental do të jetë teatri “Pylli i mistershëm” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 18-20 prill 2025.
Nuk do të mungojnë as stand-up comedy pranë “Corner Comedy Club” si “Midis dy të këqijave”, “Still making bad decisions” me Joel Bryant dhe “Zero mëshirë – Roast night”.
Jeta e natës do të jetë plot me aktivitete muzikore live, DJ të ndryshëm etj. kudo në Shqipëri, duke shënuar dhe festimet për Pashkët.