
Koncert “Firzamonika në Gjirokastër” te Kinoteatri “Zihni Sako”
Dega e fizarmonikës pranë Universitetit të Arteve Tiranë, çel siparin e nje turi koncertesh në të gjitha shkollat artistike të vendit, duke nisur nga qyteti i Gjirokastrës. Kryefjala e koncerteve është promovimi i vlerave të instrumentit të fizarmonikës dhe rritja e nivelit profesional të fizarmoniçistëve të ardhshëm si dhe bashkëpunimi i Universitetit të Arteve me shkollat artistike përkatëse. Koncerti përfshin vepra të muzikës së dhomës nga kompozitorë të shquar botërorë të përgatitur nga pedagogët Elton Balla dhe Erand Kurani.
