Mitrovica International Jazz Days: Pranverë Xhazi në Mitrovicë & Prishtinë!
📍 Mitrovicë & Prishtinë | Prill 2025
Jemi krenarë të njoftojmë se këtë vit, Mitrovica International Jazz Days (MIJD) që është bërë pjesë e Green Touring Network – një nismë evropiane për qarkullimin e qëndrueshëm të artistëve, e iniciuar nga panairi më i madh i jazz-it në botë, JAZZAHEAD!
Jemi të lumtur të ndajmë me ju se Mitrovica International Jazz Days tani është pjesë e Green Touring Network, një nismë e re që synon të mbështesë qarkullimin e qëndrueshëm të artistëve ndërkombëtarë, duke reduktuar gjurmën ekologjike të turneve muzikore! 🌱🎵
Kjo nismë është inicuar nga JAZZAHEAD!, panairi më i madh në botë i jazz-it që mbahet çdo vit në Bremen të Gjermanisë, dhe mbledh bashkë profesionistë nga e gjithë bota për të promovuar bashkëpunime, turne dhe zhvillim të qëndrueshëm në sektorin e muzikës live. Në këtë kuadër, sjellim Nils Kugelmann Trio – Bend zyrtar i përzgjedhur nga juria e JAZZAHEAD!, i promovuar nga Stenda Gjermane e Jazz-it.
🎟️ Pas dy viteve me koncerte falas me artistë të profilit të lartë si Richard Bona, Michael League & Bill Laurance (Snarky Puppy) dhe Gunhild Carling, MIJD këtë vit prezanton për herë të parë koncerte me biletë – një hap i rëndësishëm për të ruajtur cilësinë dhe qëndrueshmërinë e festivalit. Përveç kësaj, festivali ka mbështetur artistët e rinj, ka promovuar gratë në jazz, ka zhvilluar aktivitet edukative për të rinj, fëmijë dhe persona me aftësi të kufizuara, dhe ka realizuar rezidencë 3-ditore për muzikantët nga Ballkani Perëndimor.
Mbështetja juaj përmes blerjes së biletave është thelbësore – çdo biletë ndihmon në mbajtjen gjallë të një festivali të lirë, të hapur dhe të qëndrueshëm për të gjithë.
PROGRAMI:
🎶 PROGRAMI I KONCERTEVE
📍 Qendra Kulturore “Rexhep Mitrovica” – Mitrovicë
29 Prill | 20:00 – Elina Duni & Rob Luft (CH/AL & UK)
🎟 Bli biletën këtu

1 Maj | 20:00 – Nils Kugelmann Trio (Gjermani)
🎶 KONCERT FALAS – pjesë e programit zyrtar të Jazzahead!

📍 Amfiteatri i ri pranë Bibliotekës Universitare – Prishtinë
30 Prill | 20:30 – Aziza Mustafa Zadeh (Azerbajxhan)
🎟 Bli biletën këtu

#MitrovicaJazzDays #GreenTouring #JazzForThePlanet #JazzInPristina #JazzInMitrovica #AzizaMustafaZadeh #ElinaDuni #RobLuft #NilsKugelmann #InternationalJazzDay #JazzApril #UNESCO #SupportLiveMusic #SustainableCulture
Ky aktivitet kulturor mundësohet me mbështetjen e:
Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC)
Komuna e Mitrovicës
Komuna e Prishtinës
Goethe Zentrum Pristina
Dita Ndërkombëtare e Xhazit (30 prill) është kulmi i Muajit të Vlerësimit të Xhazit (Jazz Appreciation Month), i cili gjatë gjithë prillit sjell vëmendjen publike mbi xhazin dhe trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme. Në dhjetor të vitit 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mirëpriti vendimin e Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s për të shpallur 30 Prillin si Ditën Ndërkombëtare të Xhazit. Tani, të dyja organizatat e përfshijnë këtë ditë në kalendarët e tyre zyrtarë.
JU FALEMINDERIT PËR MBËSHTETJEN TUAJ!