
Koncerti “Rrëfimi i Tingujve” nga Nicola Pio Nasca te TKOB
“Rrëfimi i Tingujve” – një koncert që prek zemra, me ndjeshmërinë e një artisti që sheh përmes shpirtit.
✨Të dielën, më 27 prill, ora 11:00, në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, pianisti i jashtëzakonshëm Nicola Pio Nasca do të sjellë një udhëtim muzikor përmes veprave të Bach, Liszt, Chopin dhe Albeniz.
🎶Vetëm 22 vjeç, nga Bari i Italisë, Nicola është pianisti i parë italian me mungesë shikimi që në lindje, i cili ka përfunduar studimet në piano. Ky një shembull frymëzues i forcës dhe dashurisë për artin.
☺️Ky koncert është një përjetim unik, ku muzika flet përtej shikimit me një ndjesi që të prek në çdo frymëmarrje.
🎟️ Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10
Ju mirëpresim!
