Koncerti festiv “Me Ritmet e Tropojës” te TKOB

Festa e K’cimit të Tropojës – Një Krenari UNESCO!

Më 25 prill, tupanët do të buçasin dhe ne do të kërcejmë bashkë K’cimin e Tropojës!

Ju ftojmë në Koncertin Festiv “Me Ritmet e Tropojës”, për të kremtuar regjistrimin e K’cimit të Tropojës në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Ky është një nga momentet më krenare të kulturës sonë kombëtare!

Çfarë do të shihni:
Performanca magjepsëse nga bartës të gjeneratave të ndryshme, që sjellin shpirtin e K’cimit të Tropojës
Bashkëpunime artistike me grupe folklorike dhe muzikantë të njohur të Tropojës dhe Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore
Ejani të bashkohemi për të nderuar dhe ruajtur ritmet e vendit tonë!
📅 Data: 25 prill

⏰ Ora: 19.00

📍 Vendi: Salla e Koncerteve, TKOBAP
🎟 Hyrja: FALAS! (Vende të kufizuara—rezervoni tani!)
Mos e humbisni këtë mbrëmje të paharrueshme plot muzikë, valle dhe krenari!

👉 Rezervoni Biletën Falas: https://www.myticket.al/kcimiitropojes.php

Date

25/04/2025

Time

19:00

Çmimi

FALAS! (Vende të kufizuara—rezervoni tani!)

Location

Teatri i Operas dhe Baletit
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart