Lexojmë “A është, vallë, njeri?” nga Primo Levi

…Ra nata, një nate e tillë, ku u dëshmua që sytë njerëzorë s’duhet të kishin qenë aty e të mbeteshin gjallë. Të gjithë patën të njëjtën ndjesi: asnjë nga rojet, italianë e gjermanë, s’pati zemër të vinte të shihte c’bëjnë njerëzit kur e dinë se do të vdesin.

Cdokush u nda nga jeta në mënyrën që i kishte hije. Disa u lutën, disa të tjerë pinë tej mase, disa të tjerë u dehën nga i fundmi pasion i ndyrë. Por nënat ndenjën zgjuar që të përgatitur me shumë kujdes ushqimin për udhëtimin, për të larë fëmijët dhe bënë gati placket dhe në të gdhirë telat me gjemba ishin plot me rroba të brendshme fëmijësh, të ndera në erë për t’u tharë; dhe s’harruan pelenat, dhe lodrat, jastëkët, dhe njëqind gjëra të tjera që ato i dinë mire, dhe për të cilat fëmijët kanë nevojë gjithnjë. A s’do të bënit dhe ju po kështu? Nëse do ju vrisnin nesër bashkë me fëmijën tuaj, ju a nuk do i jepnit sot për të ngrënë?…

Almanart