“Ajo që më bëri të jem shkrimtare ishte leximi”

Susan Sontag mbetet një nga mendjet më interesante në historinë moderne, me ideale dhe mendime provokuese, të përkryera në çdo gjë, nga kultura vizuale tek dashuria dhe seksi, tek stereotipet dhe polaritetet, por padyshim se njohuritë e saj më të përjetshme, të cilat prekin themelet e pasioneve të saj  kanë të bëjnë me procesin e të shkruarit dhe letërsinë.

Në pranverën e vitit 1992, saktësisht dhjetë vjet pas meditimit të saj të mrekullueshëm mbi librat “Letter to Borges”, Sontag vizitoi Rrugën 92, Yin, Nju Jork për të mbajtur një leksion mbi qëllimin e projektit të letërsisë. Për të shkruarin si proces në vetvete (subjekt që Sontag e kishte përfshirë shumë herë në ditarët e saj) dhe marrëdhëniet e saj osmozike me leximin – një karakteristikë e të gjithë shkrimtarëve të mëdhenj.

“Ajo që më bëri të jem shkrimtare ishte leximi, fakti se unë kam qenë gjithmonë një lexuese e pasionuar. E fillova leximin në një moshë shumë të re dhe që nga ajo kohë kam qenë një e varur nga leximi, kam lexuar gjatë gjithë kohës. Ndoshta shpenzoj më shumë kohë duke lexuar se çdo gjë tjetër që kam bërë në jetën time, duke përfshirë edhe gjumin. Kam kaluar  shumë orë të jetës sime duke lexuar tetë apo dhjetë orë në ditë dhe nuk ka ditë që nuk e lexoj me orë të tëra, dhe mos më pyesni se si mund t’i bëj të gjitha gjërat e tjera. Nuk e di. Dita ka “xhepat”  e saj…Gjithmonë mund të gjeni kohë për të lexuar.”

Sontag vazhdon të shqyrtojë çështjen ende të debatuar për gjininë në letërsi dhe nocionin se si “burgosemi” nga stereotipet:

“E tërë kjo erdhi nga librat, nga ata që tani quhen” the cannon”, e që më herët njiheshin si klasikët, ku një pjesë e konsiderueshme e autorëve të tyre janë burra, si Homeri, Shkespiri, Dante etj. Natyrisht nuk mund të përjashtojmë as George Eliot, Virginia Woolf dhe Emily Dickinson, që njihen si disa prej klasikëve më të mirë.

Kështu që ishte e natyrshme që tu qasem këtyre shkrimtarëve pa përcaktim gjinor, që do të thotë se Emily Dickinson nuk është “një grua poete” apo Walt Whitman, por ata janë që të dy poetë. Gorge Eliot nuk është “një grua shkrimtare” apo Dickens një shkrimtar, që të dy janë vetëm shkrimtarë… Unë gjithashtu jetoj në një kohë e cila është shumë e rëndësishme dhe e natyrshme për mua, që ta mbështes dhe identifikoj veten me shumicën e aspekteve të agjendës feministe. Gjithmonë kam qenë feministe, nuk është se jam bërë e tillë. Në një kohë të caktuar kam pasur nderin që nga Elizabeth Hardwick  të quhem “feministe e lindur.”

Por ekzistojnë edhe kontradikta në këtë aspekt. Është e rëndësishme për gratë, që të jenë të vetëdijshme për paaftësitë kulturore në të cilat punojnë, në të cilat është formësuar vetëdija e tyre, që të bëjnë dallimin të cilin unë e dëshiroj, si shkrimtare.

Por…nëse realisht i konsideroni dhe analizoni njerëzit dhe jetët e tyre për një kohë më të gjatë; martesat, aferat e dashurisë dhe karrierat… Një mënyrë jetese konvencionale, nuk do të ishte diçka me të cilën do të doja të identifikohesha. Një shoqëri në të cilën gratë bëhen të varura dhe të gjymtuara nga paragjykimet e shoqërisë. Ajo që themi është ajo për të cilën kemi leje ta themi, gjithmonë dimë më shumë se sa e shprehim dhe shohim më shumë se sa e tregojmë që kemi parë, megjithatë në çdo kohë ekzistojnë rregulla, se çfarë duhet të themi dhe çfarë duhet të mendojmë. Dhe një nga gjërat më interesante e të qenët shkrimtare është që të mund të ikim nga këto rregulla dhe norma të përcaktuara.”

Duke iu referuar përkufizimit të përjetshëm të Italo Calvinos se cilat janë elementet që e karakerizojnë një libër klasik, Sontag tregon se çfarë është shkrimtari dhe se çfarë do të thotë Letërsi:

“Shkrimtari është ai që i kushton vëmendje botës, ai është një vëzhgues profesionist. Të jesh shkrimtar,# edhe kjo është kontradiktë – kërkon stabilitet, këmbëngulje dhe qëndrueshmëri. Një person që nuk  ka kohë për shumë gjëra të tjera dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon brenda shtëpisë apo studios.

Në tërë këtë po përpiqem të formuloj një përkufizim të papërpunuar për letërsinë. Unë e përdor fjalën “shkrimtar”  kur i referohem dikujt që krijon ose përpiqet të krijojë letërsi dhe me “letërsi” dua të them (përsëri, përkufizim shumë i papërpunuar), libra që vërtet do t’i rezistojnë kohës, libra që do të lexohen edhe pas qindra vjetësh.

Shumica e njerëzve nuk janë “shkrimtarë” në këtë kuptim … 40,000 libra në vit janë botuar në këtë vend dhe shumë prej tyre janë të dobishëm dhe janë të këndshëm për disa njerëz. Ata kanë një zonë të caktuar të atyre, që i pëlqejnë dhe nuk janë pjesë e literaturës. Letërsia është në të vërtetë vetëm një përqindje e vogël e asaj që prodhohet në formë libri. Por, natyrisht, kjo është ajo çfarë po përpiqem të them dhe më duhet ta pranoj se mbase do të shkoj aq larg sa të them se asnjë libër nuk ia vlen të lexohet nëse në fakt ky libër nuk ia vlen të lexohet pesë herë apo edhe më shumë … Kjo është ajo që dua të them kur përdor fjalën “literaturë”, një libër që i rikthehemi gjithmonë…Gjëja më e keqe e sistemit në të cilin jetojmë, mendoj se është sistemi ynë arsimor dhe nëse nuk e ndryshojmë këtë, në thelb nuk do të ndryshojmë asgjë tjetër. ”/kult/

Almanart