Aktivitetet kulturore të javës – Festival teatri, koncerte, filma, ekspozita

“Almanart” është një platformë kulturore që promovon aktivitetet kulturore kudo në Shqipëri, me fokus qëndrueshmërinë e jetës kulturore në vend.

Aktivitetet kulturore përgjatë kësaj jave do të jenë të ndryshme dhe të shtrira në disa qytete.

Do të nisim me kryeqytetin, ku lidhur me teatrin, këtë javë do të mbahet Festivali i Teatrit “Hapat” 2024 në datat 3-8 dhjetor 2024, në disa vendndodhje si Teatri “Metropol”, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” si dhe Salla “Black Box” pranë Universitetit të Arteve. Hyrja do të jetë e lirë dhe në datën 8 nëntor do të shpallen fituesit. Teatri “Linda”  do të jepet pranë Sallës Koncertore të Universitetit të Arteve më 7-9 dhjetor 2024. Në Teatrin Kombëtar do të jepen disa shfaqja nga Teatrot shqiptare të rajonit nën formatin e Dhjetori i festave në Art Turbina, ku hyrja do të jetë e lirë. Gjithashtu do të rijepet Teatri “Fausti” pranë Teatrit Kombëtar më 8 dhjetor 2024.

Sa i përket filmave, do të jepen disa filma italianë për programin “Italian Screens – Il nuovo cinema italiano a Tirana” si 𝐏𝐀𝐋𝐀𝐙𝐙𝐈𝐍𝐀 𝐋𝐀𝐅 nga 𝐌𝐢𝐜𝐡𝐞𝐥𝐞 𝐑𝐢𝐨𝐧𝐝𝐢𝐧𝐨 që do të jepen te Kinema “Millenium”, me hyrje të lirë. Gjithashtu vijojnë të jenë të hapura thirrjet për projekte filmike si film dokumentar , filma të animuar  etj. pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë deri më 5 dhjetor 2024. Dokumentari “Hileja” do të shfaqet te Qendra e Artit “Agimi” më 4 dhjetor 2024.

Sa i përket koncerteve, festivaleve, do të ketë disa aktivitete si: “Kënga Magjike 2024” duke nisur nga data 4 dhjetor 2024, si dhe disa aktivitete për “Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar”. Performanca “Nga pafajësia në pafajësi”  do të mbahet më 5 e 6 dhjetor 2024 pranë Qendrës së Artit “Agimi”. Pianodrom Aleksandër Peçi, Mihi Kim, Rudina Ciko, Kristina Petrollari do të mbahet pranë Universitetit të Arteve më 6 dhjetor 2024.

Gjithashtu nuk do të mungojnë aktivitetet për fëmijë si shfaqjet e cirkut dhe teatër për fëmijë

Gjithashtu vijojnë të jenë të hapura disa ekspozita si: Tirana Art Weekend – “Ekolokimi”, “EUnderground Mix”, “DigiVerse”, “The Sea from the Lady”, “Old Legends, New Mythologies”, Ekspozita “Voice of Virtual Violence”, “Përherësi” nga Naxhi Bakalli te “COD Kryeministri”, Manifesto “Great Wave” te Galeria “Zeta Contemporary Art Center”, “A for Arecibo: Signals Across the Iron Curtain”,  “Live Edges” nga Marco Campardo te “Bazament Art Space”, “Eden Game” nga Albana Shoshi te Galeria “FAB” ,  “Sogno Divino” e Salvador Dalí te Galeria Naan, “Caqet e dritës” nga Kela Bregu, “1 vjetori pa Mirush Kabashin” – Ekspozitë fotografike, “TRASHëgimi” nga Christoph dhe Sebastian Mugge te “Gallery 70”.

Sa i përket takimeve, bisedave, konferencave, do të ketë disa aktivitete si: “Mendimi politik i prof.Peter Prifti” , Bisedë libri “Natyra e egër dhe ‘gruaja e egër’ te BERK, “Identiteti-kopsht i Bienales” – Bisedë me Elsa Demon, trajnim për programin “Creative Europe” më 6 dhjetor 2024, pranë sallës së mbledhjeve të MEKI.

Durrës do të jepet Teatri “Gruaja e burrit tim” si produksion i Teatrit Shëtitës “Çajupi” pranë Teatrit “Aleksandër Moisiu” më 7 e 8 dhjetor 2024. Gjithashtu do të jepet “Piano recital” nga Kristel Karagjozi pranë Teatrit “Aleksandër Moisiu” më 4 dhjetor 2024.

Shkodër do të jepet teatri “AGNESA E ZOTIT” në Teatrin “Migjeni” Shkodër në datat 4 e 5 dhjetor 2024. Gjithashtu do të vijojë “Njerëz dhe Fate 2” në Kinema “Republika” Shkodër në datat 6-8 dhjetor 2024. Koncert nga Fatjeta Barllushi & Agimi Band “Zani i dashnis’”  do të mbahet pranë Teatrit “Migjeni” më 7 dhjetor 2024. “Salloni i Vjeshtës – Edicioni 18”  vijon të jetë e hapur pranë “Galerisë së Arteve”. Koncert për Rrok Jakaj në Shkodër do të mbahet më 4 dhjetor 2024.

Vlorë do të mbahet Koncert recital nga Ema Jakupi  te Teatri “Petro Marko” më 4 dhjetor 2024.

Fier do të jepet filmi “Njerëz dhe fate 2” pranë Teatrit “Bylis” në datat 6-8 dhjetor 2024, në oraret 17:00 dhe 19:00.

Korçë do të nisë “Festivali i Dimrit” me teatrin për fëmijë “Tom & Jerry” në datat 4 e 5 dhjetor 2024, te Teatri “A.Z.Çajupi”, si dhe do të mbahet mbrëmje poetike më 6 dhjetor 2024. Ekspozita imersive “Realizmi Socialist” te “Galeria e Arteve Digjitale” vijon të jetë e hapur.

Berat dhe Dimal do të jepet shfaqja e teatrit Teatri “5 fytyrat e heshtjes” në Berat pranë Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” në datën 4 dhjetor 2024 dhe Teatri “5 fytyrat e heshtjes” në Dimal më 5 dhjetor 2024.

Elbasan do të mbahet koncerti festiv, me vepra të kompozitorëve të njohur shqiptarë, interpretuar nga Orkestra Simfonike dhe Kori e Liceut Artistik “Jordan Misja” Tiranë, e cila në bashkëpunim me Qendrën e Artit Elbasan.

Pogradec do të mbahet “Festa e verërave dhe Gështenjës” Pogradec në 30 vjetorin e organizimit të tij me muzikë live nga këngëtarë të ndryshëm.

Gjithashtu nuk do të mungojnë as aktivitetet e jetës së natës, në lokale, bare, club, kudo në Shqipëri.

Almanart