Aktivitetet kulturore të javës në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier, Korçë me “Almanart”

Kryeqyteti mban peshën kryesore të aktiviteteve, ku do të dominojnë shfaqjet e teatrit, koncerte, ekspozita e takime. Sa i përket teatrit, shfaqjet e kësaj jave janë: Teatri “Klani i të divorcuarve” te Holli i TKOB më 19-24 tetor, Metro Fest – Teatri “Doktor Gjilpëra” nga Faik Konica më 24-27 tetor pranë Teatrit “Metropol”, Video-Performancë “Camera Obscura” nga Stefan Çapaliku pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” më 24 tetor, Teatri “Romeo & Zhulieta” nga “Teatri Magjik” më 25-27 tetor pranë instalacionit “Reja”, si dhe Teatri “SHADOW. Eurydice say” nga Elfriede Jelinek pranë Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më datat 27 e 28 tetor në kuadër të “Javës Kulturore Austriake”. Në Qendrën e Artt “Agimi” do të mbahet Teatri “Dashnori” me Ola Harizaj dhe Erion Kame. Nuk do të mungojnë as shfaqjet për fëmijë si Teatri për fëmijë “Shhhht ….. Mbaje sekret!” pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe “Zgjohu, vëlla arush” pranë Teatrit “Metropol” përgjatë datave 25 e 26 tetor.

Sa i përket koncerteve, muzikës e festivaleve, do të përmendim Koncert me muzikën e Franz Liszt më 22 tetor pranë Liceut Artistik “Jordan Misja”, Gjenerata Romantike” te TKOB më 22 e 23 tetor, Java Kulturore Amerikane – “Sounds of Unity” pranë Piramidës më 24 tetor, ORKESTRA SIMFONIKE  RTSH në TETORIN ROZË pranë Sallës Koncertore të Universitetit të Arteve më 25 tetor, Baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë” pranë TKOB më 25 e 26 tetor, Koncert “70 vjet me trashëgiminë e Franco Alfano” te TKOB më 27 tetor. Gjithashtu do të mbahet Performancë muzikore dhe bisedë me Arbëreshë  pranë Grupit “Ata” në Kamëz, më 24 tetor. “Jazz Festival” do të mbahet pranë Sallës “Black Box”, të Universitetit të Arteve në datat 24-26 tetor. Gjithashtu në kuadër të “Javës Kulturore Austriake” do të mbahet Koncert nga Zamir Kabo dhe Philipp Scheucher pranë Sallës Koncertore të Universiteti i Arteve. KOSMOS Tirana Music Festival Edicioni i 3-të nis më 26 tetor në sallën “Ferdinand Deda” pranë RTSH në orën 19:30.

Sa i përket ekspozitave, janë të hapura këto ekspozita: “Koleksionet Veneciane në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë”, “Rrëfime të endura” nga Francesko Berati, Përbrenda” nga Kristian Zara te “Galeria e Artit” Tiranë, “Viti zero” nga Gazmend Leka te Galeria “FAB” , Ekspozita “Kuaj dhe gra” nga Natasha Bega te Galeria “Kalo”, “Send me Muse” nga Rubin Kadiu te “Gallery 70” .

Sa i përket takimeve, konferencave, trajnimeve, do të ketë disa aktivitete si: “Java e Mirëseardhjes në Qytetin Studenti” do të mbahet përgjatë datave 22-26 tetor pranë Qytetit Studenti për të mirëpritur studentët, e organizuar nga HBS Tirana, takime për “Tetorin e Librit” me promovime librash, diskutime letrare e takime me autorë të ndryshëm, si dhe do të jetë trajnimi “Art and Engagament” në Tiranë. Gjithashtu do të bëhet prezantimi i librit “Po ti, kush je?” nga Gazmend Krasniqi pranë “Berk Botime”.

“Book Fest” nga Bukinist dhe “Adrion x Manga Festival” do të mbahen në Tiranë, duke ju ofruar mundësinë që librat tuaj të preferuar t’i merrni me çmime të reduktuara.

Durrës, do të vendoset Teatri “Rruga pa emër” pranë Teatrit “Aleksandër Moisiu” më 25-27 tetor, një shfaqje e vendosur në skenën shqiptare nga regjizori rumun Vlad Trifas. Gjithashtu vijon të jetë e hapur “E ardhmja hibride – Durrës Biennale”, ku do të ketë dhe takime si Takim me kuratorin Andi Tepelena te Teatri “Aleksandër Moisiu” më 23 tetor.

Shkodër vijon të jetë e hapur ekspozita “Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” si dhe Ekspozitë pikture “Tirana n’Shkodër” te “Galeria e Arteve” në bashkëpunim me “Galerinë e Artit Tiranë”. Videoperformanca “Camera Obscura” dhe promovim libri nga Stefan Çapaliku do të mbahet pranë Kinemasë “Republika”. Promovim i CD Album “The Balkan Piano – Volume One” të pianistit Amir Xhakoviq do të mbahet te Biblioteka “Marin Barleti” më 26 tetor.

Vlorë do të ketë 3 ditë koncerte, muzikë e aktivitete për fëmijë me TOK – Koncert në “TID” Vlorë më 25-27 tetor. SONETET E WILLIAM SHAKESPEARE NË TEATRIN “PETRO MARKO” do të rivendoset në datat 25-27 tetor.

Fier, do të ketë premierën Teatri “Pacienti i Doktor Frojdit” pranë Teatrit “Bylis”x më 23-25 tetor.

Korçë, vijon të jetë e hapur Ekspozita Performative “Shpella e Shkruar” te “Galeria e Arteve Digjitale” . Kolonia Ndërkombëtare e Piktorëve “Ditët e Mios” do të mbahet në datat 24-27 tetor pranë Shtëpisë Muze të piktorit Vangjush Mio.

Elbasan do të mbahet Koncert për 80 vjetorin e Çlirimit të Elbasanit pranë “Kullës së Sahatit” më 22 tetor, Stand-up Comedy “50…edhe pak” nga Edi Oga më 25 tetor në Teatrin “Skampa”, si dhe shfaqja për fëmijë “Ëndërr apo e vërtetë?” pranë Teatrit “Skampa” më 26 e 27 tetor.

Pogradec do të jepet Filmi “Pikë Uji”, filmi konkurrues për Çmimet “Oscar” nga Shqipëria.

Sigurisht që nuk do të mungojnë aktivitetet e jetës së natës në secilin nga qytetet.

Kjo javë shënon dhe të dielën e fundit të muajit, ku është e lirë hyrja në muze të ndryshëm si dhe site kulturore.

Almanart