Search
Close this search box.

Albina Kelmendi dhe familja do të performojnë në natën e dytë të “Eurovision 2023”

Albina Kelmendi dhe familja do të performojnë në natën e dytë në “Eurovision 2023” me këngën “Duje”

Shqipëria e cila këtë vit prezantohet nga Albina Kelmendi me familje me këngën “Duje”, do të performojnë në natën e dytë gjysmëfinale, më 11 maj 2023.

Të martën mbrëma është hedhur shorti për shtetet pjesëmarrëse dhe për të kategorizuar se cilat do të performojnë në natën e parë, e cilat në natën e dytë.

Shorti i ndarjes gjysmëfinale të Eurovision Song Contest 2023 u zhvillua në St George’s Hall, Liverpool dhe u transmetua direkt në kanalin zyrtar të Eurovizionit, BBC Two dhe shërbimin e transmetimit të BBC iPlayer.

Ceromonia e performimit

Festivali i këngës “Eurovision” këtë vit do të mbahet në datat 9, 11 dhe 13 maj në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithë kjo pasi Familja Kelmendi nga Peja arriti që t’i fitojë zemrat e publikut, duke u bërë kështu fituesit e parë të këtij festivali të përzgjedhur nga votat e publikut.

Ajo u shpall fituese pas tre netësh konkurrimi mes 26 krijimesh të përzgjedhura për Fest 61.

Almanart