Search
Close this search box.

Asgjë e re nga fronti i perëndimit kryeson me 14 nominime për BAFTA

Filmi i luftës revizioniste kryeson listën e ngushtë, i pasuar nga “The Banshees of Inisherin” dhe “Everything Everywhere All at Once”, të cilët janë nominuar në 10 kategori

“All Quiet on the Western Front”, drama shkatërruese e Eduard Bergerit për një ushtar idealist gjerman, kryeson listën e të nominuarve për çmimet prestigjioze, BAFTA, të Akademisë Britanike të Filmit dhe Televizionit. Filmi është në listën e ngushtë për 14 çmime, duke përfshirë ato për filmin më të mirë, regjisorin, aktorin dytësor dhe skenarin e përshtatur. Gjithsej 45 filma janë nominuar të enjten kur listat e ngushta u shpallën nga aktorët Hayley Atwell dhe Toheeb Jimoh. Kryetari i BAFTA-s, Krishnendu Majumdar, ka thënë për “The Guardian” se ishte i kënaqur që “duke hedhur dritë mbi filmin britanik, çmimet BAFTA vërtet festojnë filmin global. Lista e filmave më të mirë është ajo e rangut real, e thellë dhe e një spektri të gjerë stilesh”.

Duke iu bashkuar “All Quiet on the Western Front”, në listë janë komedia e zezë “The Banshees in Inisherin” e McDonaugh, biografia verbuese “Elvis” e Baz Luhrmann, epika e çuditshme e Daniels “Everything Everywhere All ai Once” dhe drama e pakompromis e “Tar” e Todd Fileld.

“Everything Everywhere All at Once” ka qenë goditje komerciale dhe për kritikën në të njëjtën kohë. Filmi ka fituar javën e kaluar çmimin e “Golden Globe” për aktoren më të mirë (Michelle Yeoh), si dhe aktorin më të mirë dytësor për Ke Huy Quan.

Si ky, ashtu edhe “The Banshees of Inisherin” që ka fituar një “Golden Globe” për komedinë apo mjuzikllin më të mirë, ka marrë 10 nominime për BAFTA; fituesi i “Globit” për dramën më të mirë “The Fabelmans” i Steven Spielberg ka marrë vetëm një nominim BAFTA, atë për skenarin origjinal.

Të tre filmat kanë konkurruar për vendin e parë të “Oscar”. Votimi për rundin e parë të nominimeve tashmë është mbyllur dhe lista e ngushtë shpallet të martën e ardhshme.

Gjashtë burra shfaqen në listën e regjisorëve më të mirë: Berger, McDonagh, Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert, Field dhe Park Chan-Wook për “Decision to Leave”. Gina Prince-Bythewood me “The Woman King” është e vetmja grua në listën e ngushtë këtë vit; kjo shënon ulje të nivelit të barazisë gjinore prej tre vjetësh në këtë kategori.

Kryesuesja në kategorinë e aktores më të mirë mbetet Cate Blanchett, e cila ka marrë pothuajse të gjitha çmimet deri më tani për performancën e saj si dirigjente në “Tar”, që është e nominuar për katër “BAFTA”. Në garë me të janë Yeoh e Viola Davis për ”The Woman King”, Danielle Deadwyler për “Till”, Ana de Armas për “Blonde” dhe Emma Thompson për “Good Luck to You, Leo Grande”. Nuk ishte pritur mungesa e Olivia Colman për “Empire of Light” dhe Michelle Williams për “The Fabelmans”.

Ylli tjetër i “Empire of Light” të Colman, Michael Ward është kandidat për aktorin më të mirë dytësor në listën e ngushtë, ndërsa Angela Basset ishte emër më pak i pritur në listën e aktoreve dytësore për rolin e saj në vazhdimin e “Black Panther”. Jeami Lee Curtis dhe Dolly de Leon kryesojnë për këtë çmim; De Leon luan punëtorin e mrekullueshëm të jahtit në fituesin e “Palmës së Artë”, “Triangle of Sadness”, i cili mori tri nominime.

Çmimet BAFTA të këtij viti ndahen më 19 shkurt, gati një muaj para “Oscars” që mbahet më 12 mars.

Marrë nga “The Guardian”. Përktheu: Besartë Elshani/koha.net/

Almanart