Almanart sugjeron: Çfarë të bëni këtë fundjavë?

Për të gjithë ata që nuk kanë bërë plane këtë fundjavë, Almanart ju jep disa sugjerime për disa lokacione dhe aktivitete që ndodhin nëpër Shqipëri.

Në Tiranë, mund të ndiqni Teatrin “Mbretëreshat e Klubit të Natës” të vendosur pranë Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Ose ekspozita të ndryshme te “Galeria e Artit” Tiranë, FAB apo “Bazament Art Space” në ish-Bllok. Apo të dëgjoni Operën “Madama Butterfly” te Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Koncert nga Orkestra Simfonike e RTSH te salla e “Universitetit të Arteve”, koncerti “Zëri njerëzor” te “Teatri i Metropolit” dhe “Nata e kitarës” te holli i “Universitetit të Arteve” janë 3 opsione të mira për të kaluar të shtunën në kryeqytet. Te Sheshi “Italia” do të zhvillohet Festivali “Self o’clock” me praktika yoge, muzike latine e muzikë rock. Për dashamirësit e “Stand-up Comedy” do të ketë te “Teatri i Metropolit” apo dhe “Corner Comedy Club”. Jeta e natës ju fton në bare, restorante, club ku mund të shijoni zhanrin e preferuar muzikor.

Në Shkodër, mund të ndiqni Festivalin Mbarëkombëtar të Muzikës për Fëmijës, një traditë e muzikës për fëmijë dhe për qytetin. Mund të vizitoni Muzeun e Fotografisë “Marubi” për të parë ekspozitën “Felice Beato dhe Adolfo Farsari – Dy italianë në Lindjen e Largët” apo për të vizituar Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës, Muzeun Historik Kombëtar. Do të mbahet dhe ceremonia e dhënies së çmimeve për “Festivalin Letrar Gegnisht” ku do të jepen çmimet për shkrimet më të mira në dialektin geg. Gjithashtu nuk mungojnë aktivitetet e jetës së natës. Në Rrjoll, këtë fundjavë zhvillohet dhe “San Fest” edicioni 4, ku muzika buzë detit, do të jetë shoqëruese për të gjithë pushuesit.

Në Vlorë, zhvillohet Festa e Luleve, në qendër të qytetit, ku do të ketë lule e muzikë live. Teatri “Gruaja e burrit tim” ka premierën në Teatrin “Petro Marko” Vlorë përgjatë fundjavës. Gjithashtu nuk do të mungojnë muzika live apo jeta e natës në bare, restorante, beach bar, club.

Në Durrës ju pret Teatri për Fëmijë “Mbreti gjumash” më 1 qershor dhe “Shhhht…mbaje sekret” më 2 qershor te Teatri “A.Moisiu”. Gjithashtu Teatri “Martesë me kushte” do të jepet në fundjavë në orën 19.30. Për Ditën e Fëmijëve, qendra “Muzeh Lab” organizon aktivitetin “Të njohim trashëgiminë kulturore shqiptare përmes arteve për fëmijët”. Gjithashtu nuk do të mungojnë aktivitetet e jetës së natës në bare, restorante, beach bar e club.

Në Sarandë po zhvillohet “Saranda Fish Festival” pranë pedonales së qytetit, ku ndërthuret ushqimi i servirur nga restorante të ndryshme me bazë peshku me muzikë të zhanreve të ndryshme si ajo popullore, rock, techno etj. Gjithashtu nuk mungojnë festat në club verore në zonën e plazhit apo dhe në zonën e Ksamilit.

Në Berat, do të mbahet “Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit për Fëmijë” përgjatë datave 1-5 qershor pranë Kalasë së Beratit. Te Galeria e Arteve “Edward Lear” do të mbahet ekspozita “Kolor 24” për fëmijët në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Gjithashtu nuk mungon muzika në bare e restorante.

Në Fushë Arrëz do të mbahet “Festivali Mbarëkombëtar i Instrumentistëve të Rinj” përgjatë datave 31 maj – 2 qershor, një festival 20 vjeçar e kthyer në traditë për këtë bashki.

Për këto dhe më shumë informacione klikoni https://almanart.al/

Almanart