Search
Close this search box.

“Almanart” sugjeron: Fundjavë në Gjirokastër, Shkodër, Korçë apo bregdetin e jugut?

Sugjerimet tona për këtë fundjavë të nxehtë e me diell janë të fokusuara në qytetet e Shkodrës, Gjirokastrës, Korçës e qytete të tjera.

Shkodra

Në Shkodër do të mbahet Albania Guitar Festival me Inestal dhe Bizhga Duo te Teatri “Migjeni” në datën 21 qershor. “Andrra n’Retro” apo parada e makinave retro do të mbahet në zonën e Pedonales, ku do të ketë dhe muzikë jazz e swing përgjatë datave 22 e 23 qershor. “Të çelen Arkapijat” do të jetë një aktivitet i veçantë në qytet, për të hapur dyert e shtëpive të trashëgimisë kulturore dhe për të përjetuar prozën e Migjenit në një mënyrë krejtësisht të re, përgjatë datave 22 e 23 qershor. Gjithashtu do të mbahet dhe “Festa e Tavës së Krapit” për të festuar dhe me shije të kuzhinës së këtij qyteti përgjatë ditës së dielë. Ekspozita “Felice Beato dhe Adolfo Farsari” vijon të jetë e hapur te Muzeu i Fotografisë “Marubi”. Nuk do të mungojnë as aktivitetet e jetës së natës në bare, lokale, beach bare, klube verore.

Gjirokastra

Në Gjirokastër më 22 qershor, do të mbahet “Gjirokastra Rocks Festival” me praninë e Alban Skënderaj dhe këngëtarë të muzikës rock. Gjithashtu nuk do të mungojë muzika në bare e lokale.

Korça

Përgjatë datave 21, 22 dhe 23 qershor do të mbahet “Korça Moto & Rock Festival” në Sheshin e Katedrales, me këngëtarë si Eugent Bushpepa, Offchestra, Rubin Kaso, Erina Seitllari apo Grupi “Burn” krahas grupeve të motoristëve të ardhur nga trojet e qytete të ndryshme të Shqipërisë. Gjithashtu do të rihapet kinemaja verore “Kinorama” me filma e muzikë. Ekspozita për “Van Gogh” dhe “Johan Pagëzorin” vijojnë të jenë të hapura në këtë qytet. Jeta e natës do të vijojë në bare, restorante, klube.

Zona e bregut të jugut

Në qytetin e Sarandës, piktori Helidon Haliti do të hapë ekspozitën personale “Shqipëria në akuarel” përgjatë datave 22 qershor – 22 korrik te Galeria “Art Saranda”. Jeta e natës është plot me aktivitete në çdo plazh të vijës bregdetare me DJ të ndryshëm dhe muzikë live. Zgjedhja ju mbetet juve.

Fieri do të organizojë “Festën e Grurit” me muzikë, koncerte, teatër apo aktivitete çlodhëse përgjatë datave 20 e 21 qershor.

Hapja e sezonit këtë javë do të jetë në bashkinë e Vaut të Dejës dhe në Lumin e Shalës, me koncerte e muzikë për të gjithë.

Për këto aktivitete e më shumë, jeni të ftuar të klikoni “Almanart”, sipas kategorive që dëshironi.

Almanart