Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit së shpejti me variantin e restauruar të filmit “Mësonjëtorja” (1979)

Së shpejti promovohet për publikun variantin e restauruar të filmit “Mësonjëtorja”. 44 vite pas realizimit “Mësonjëtorja” vjen me cilësi të lartë figure dhe zëri. Në këtë klip paraqitet gjendja e filmit para dhe pas restaurimit dhe është i dukshëm rezultati i punës së bashkëpunëtorëve tanë të studios Quality Matters.

 Filmi me regji nga Muharrem Fejzo tregon historinë e një gruaje (Roza Anagnosti) që kthehet në qytetin e saj në Shqipërinë e pushtuar nga Osmanët, duke u përpjekur të hapë një shkollë vajzash. 

Filmi i fundit që u restaurua nga Arkivi i Filmit ishte “Gjeneral Gramafoni” prodhim i vitit 1978. Ky film u restaurua në bashkëpunim mes Arkivit Qendror Shtetëror të Arkivi Qendror Shteteror i Filmit dhe Fondazione Gramsci di Puglia, në kuadër të projektit “𝑃𝑒̈𝑟 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑟𝑟𝑗𝑒𝑡 𝑖𝑛𝑠𝑡𝑖𝑡𝑢𝑐𝑖𝑜𝑛𝑒𝑠ℎ 𝑘𝑢𝑙𝑡𝑢𝑟𝑜𝑟𝑒 𝑚𝑖𝑑𝑖𝑠 𝑃𝑢𝑙𝑖𝑎𝑠 𝑑ℎ𝑒 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖𝑠𝑒̈”, u krye në qendrën Dabimus srl në Bari, restaurimi digjital i filmit “Gjeneral Gramafoni”.

Procesi i restaurimit të filmave të vjetër shqiptarë ka nisur para disa viteve, ku janë realizuar disa nga prodhimet më të mira shqiptare si “Përrallë nga e kaluara”, “Nëntori i dytë”, “Tana”, “Vdekja e kalit”, “Vitet e pritjes”, Koncert në vitin 36, Gjeneral Gramafoni etj. 

Koleksioni i AQSHF është krijuar kryesisht nga fondi i depozitës legale të prodhimit shqiptar të filluar prej vitit 1947. Ai ka qenë kryesisht prodhim i një qendre të vetme shtetërore, Kinostudios “Shqipëria e re”, aktiviteti i së cilës fillon në vitin 1952 dhe përfundon në vitin 1992. Përveç koleksionit në pelikulë, në origjinalin e vet të kopjes negative dhe në kopje arkivale në pozitiv, AQSHF ruan dhe mbron edhe materiale të tjera të historisë së krijimit filmik, si skenarin letrar, skenarin regjisorial, listën e montazhit, fotografi, negativa te fotove, materiale të promovimit të veprës, partiturat e muzikës së filmave dhe posterat e tyre.

Postimi i plotë nga AQSHF:

Almanart