Një eksperiencë unike artistike në zemër të kulturës shqiptare
Për herë të parë në Shqipëri, “Art Explora Festival” do të ngrejë siparin e një prej ngjarjeve më emocionuese kulturore të vitit në qytetin e Durrësit. Ky festival ndërkombëtar, i njohur për misionin e tij për ta bërë artin të aksesueshëm për të gjithë, sjell një program të pasur me ekspozita, shfaqje, instalacione interaktive dhe surpriza të tjera artistike pranë Portit të Durrësit me “Anijen Muze”. Nëse jeni adhurues i kulturës, artist apo thjesht kurioz për një përvojë të re, ky festival është mundësia e përkryer për të zbuluar dhe përjetuar artin në një mënyrë krejtësisht të re.
Gjithashtu do të hapet dhe “Vila 31” në qendër të Tiranës, në Fundjavën me dyer të hapura.
“Art Explora” është një fondacion artistik ndërkombëtar që synon ta çojë artin përtej kufijve tradicionalë të muzeve dhe galerive. Me një vizion të qartë për të sjellë kulturën më pranë komunitetit, “Art Explora” ka zhvilluar projekte të ndryshme nëpër Evropë, duke organizuar festivale, ekspozita dhe projekte inovative që përfshijnë publikun në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Dy prej tyre po organizohen në Shqipëri: “Art Explora Festival” me “Anijen Muze”, si dhe hapjen e “Vila 31” në Tiranë, e transformuar në një Qendër Arti nga “Art Explora”. Ideja kryesore e “Art Explora” se arti nuk duhet të jetë vetëm për një elitë të caktuar, por për të gjithë. Kjo është arsyeja pse çdo aktivitet i “Art Explora” është i hapur për publikun dhe ofron mundësi unike për të ndërvepruar me krijimet artistike.

Surpriza më e madhe – “Anija Muze” dhe “Art Explora x Vila 31” në Shqipëri!
Një nga atraksionet më të veçanta të këtij festivali është “Anija Muze”, një muze i veçantë lundrues që do të ankorohet në portin e Durrësit. “Anija – Muze” është një anije e krijuar si një hapësirë ekspozuese, ku vizitorët mund të shijojnë artin në një ambient krejtësisht të pazakontë. Ky projekt inovativ ka udhëtuar nëpër Evropë, duke sjellë artin në brigjet e qyteteve të ndryshme dhe duke krijuar një përvojë të paharrueshme për vizitorët. Festivali do të mbahet më 10-21 prill 2025 në qytetin e Durrësit, pranë zonës së Portit.

Për të festuar hapjen e saj, në “Vila 31” organizohet një Fundjavë me Dyer të Hapura për të treguar rinovimin, për të nxjerrë në pah artistët e parë rezidentë, duke propozuar një program me aktivitete kulturore të qasshme për të gjithë. Përgjatë datave 9-13 prill 2025, Vila 31 do të presë vizitorë për aktivitete të ndryshme kulturore si: studio të hapura të artistëve pjesëmarrës në rezidencë, ndërhyrje kuratoriale, punëtori, prezantime, shfaqje filmash, performanca muzikore, koncerte e DJ set etj. “Vila 31” është shndërruar në rezidencë artistike nga fondacioni “Art Explora”.

Çfarë mund të presësh nga eventet e “Art Explora” në Shqipëri?
Ekspozita unike – Art vizual, fotografi dhe instalacione të artistëve vendas dhe ndërkombëtarë brenda anijes së transformuar dhe hapësirave të Vila 31.
Performanca muzikore – Koncerte dhe shfaqje eksperimentale që do të zhvillohen në bordin e Anijes Muze dhe në oborrin e Vila 31.
Punëtori dhe aktivitete edukative – Mundësi për të gjitha grupmoshat për të mësuar dhe krijuar nën udhëheqjen e artistëve të njohur.
Pse duhet të vizitoni eventet e “Art Explora”?
“Art Explora Festival” nuk është një ngjarje e zakonshme artistike – ai është një përvojë e plotë që kombinon artin me teknologjinë, historinë me të ardhmen, dhe krijuesit me publikun. Ja disa arsye pse nuk duhet ta humbisni këtë mundësi unike:
Një eksperiencë e re për Shqipërinë – Ky është një festival që sjell një qasje të freskët ndaj artit dhe kulturës, duke krijuar një atmosferë unike për të gjithë vizitorët.
Hapësira të transformuara në vende artistike – “Vila 31” e shndërruar në qendër krijimtarie nga Fondacioni “Art Explora”.
Ndërveprim me artistët – Vizitorët do të kenë mundësinë të takojnë artistë të njohur, të diskutojnë mbi krijimtarinë e tyre dhe të mësojnë nga mjeshtrat e artit.
Muzikë dhe art vizual – Një kombinim perfekt i zhanreve artistike për të kënaqur çdo shije.
Hyrja është e lirë – Evente që janë të hapura për të gjithë, duke e bërë artin të aksesueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Kur dhe ku do të mbahen eventet e “Art Explora”?
“Art Explora Festival” do të zhvillohet në Portin e Durrësit, duke krijuar një atmosferë të gjallë kulturore në të gjithë qytetin. “Anija Muze” do të ankorohet në Durrës përgjatë datave 10-21 prill 2025, ndërsa “Vila 31” në qendër të ish-Bllokut në Tiranë do të shndërrohet në një qendër të gjallë artistike më 9-13 prill 2025.
Kliko këtu kalendarin https://www.artexplora.org/en/festival/city/durres
Mos e humb!
Këto eventet nuk duhen humbur! Pavarësisht nëse jeni një dashamirës i artit, një familje që kërkon aktivitete të bukura për fëmijët, apo thjesht dikush që dëshiron të eksplorojë diçka të re në Tiranë apo Durrës, eventet e “Art Explora” do t’ju ofrojnë përvoja të paharrueshme.
Hyrja është e lirë – thjesht hap mendjen dhe zemrën për artin!
Vetëm hyrja te “Anija Muze” dhe ekspozita “E tashme” kërkojnë rezervim të biletës. Pjesa tjetër është e aksesueshme pa biletë dhe falas.
Linku i programit gjendet këtu: https://www.artexplora.org/en/festival/city/durres
Na ndiqni për më shumë informacione dhe për të zbuluar surprizat që ju presin!
#ArtExploraFestival #KulturaPërTëGjithë #MuseumBoat #Villa31 #ArtiNëLëvizje #Almanart