Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë me rreth 80 filma nga 11 shtete
Edicioni i 13-te i Festivalit Ballkanik te Filmit dhe Kulinarise do te zhvillohet nga data 20 deri 24 Qershor 2022, ne Pogradec. Edicioni i 2023 do te sjelle prane qytetareve te Pogradecit, kineasteve dhe artdashesve nga vendi e rajoni rreth 80 filma : filma te shkurter, filma animacion, dokumentare e filma te gjate nga 11 vende te Ballkanit : #Turkey #Rumania #Albania #Kosovo #Serbia #Bulgaria #Croatia #NorthMacedonia #Slovenia #Greece #montenegro
Kete vit filmat do te shfaqen pergjate 5 diteve, ne dy lokacione : programi i paradites do te shfaqet ne Kinemane e qytetit, duke filluar nga ora 11.00, ndersa programi i mbremjes do te filloje nga ora 19.00. Per me teper, Bashkia Pogradec na ka mundesuar edhe kete vit Odeonin, vetem pak metra larg Liqenit, ku do te shfaqen cdo mbremje ne oren 21.00 filma te vjeter shqiptare te restauruar.
Programi i festivalit
Filmat në Festivalin Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë shfaqen në dy lokacione : programi i paradites do të shfaqet në kinemanë e qytetit, duke filluar nga ora 11.00, ndërsa programi i mbrëmjes do të fillojë nga ora 19.00. Për më tepër, Bashkia Pogradec sipas organizatorëve ka mundësuar edhe këtë vit Odeonin, vetëm pak metra larg liqenit, ku do të shfaqen çdo mbrëmje në orën 21.00 filma të vjetër shqiptarë të restauruar. Edicioni i 13-të i festivalit këtë vit mundësohet me mbështetjen e Bashkisë Pogradec, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, si dhe donatorë privatë. Pjesë e këtij festivali me traditë do të jetë edhe video-arti, kësaj radhe përmes disa videove të zgjedhura të studentëve të Atelierit të Multimedias, pjesë e Fakultetit të Arteve të Bukura (FAB) të Universitetit të Arteve. Prof. Edison Çeraj shkruan se fokusi kryesor i këtij programi studimi është arti dhe kultura bashkëkohore. Atelieri i Multimedias drejtohet nga Prof. Vladimir Myrtezai, i cili është dhe themeluesi, bashkë me pedagogët Edison Çeraj, Florian Haxhihyseni dhe Altin Lika. Një vit më parë në festival merrnin pjesë filma nga dhjetë vende. Vjet çmimi për filmin më të mirë me metrazh të gjatë të Festivalit të Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë shkoi për filmin “5 minutes too late” me regji të Dan Chisu, Rumani; çmimi “Best Balkan Spirit” për filmin “Cirku Fluturues” regjia Fatos Berisha, Kosovë dhe çmimi filmi i shkurtër më i mirë për “Nexting” me regji nga Karina Logotheti, Greqi.
Më poshtë programi për ditën e sotme: