Bisedë përuruese e librit “Gratë dhe Pushteti: Një Manifest” në BERK

Të mërkurën, 29 maj, ora 19:00 ju ftojmë në një bisedë përuruese të librit “Gratë dhe Pushteti: Një Manifest” nga Mary Beard, botuar nga Shtepia e Librit. Libri vjen si një analizë mbi teknikat që mizogjinia e sotme dhe nënvetëdija e bartur te mitet e lashtësisë përdor për t’u mbyllur gojën grave, nga ato të dukshmet, tek ato më të maskuarat.

Bashkë do të bisedojmë mbi rrënjët patriarkale të kulturës klasike perëndimore dhe mbi çfarë ne duhet të bëjmë për ta ndryshuar këtë gjendje, duke hetuar mbi konceptet që kemi mbi pushtetin dhe mbi autoritetin, Diskutimi do të pasohet nga një festë e vogël që synon të kremtojë rëndësinë e komuniteteve të mendimit.

Në bashkëbisedim: Gjergj Erebara, Anna Shkreli, Alen Bejko 

Almanart