Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër çelet ekspozita fotografike e vëllezërve Manaki, e kuruar nga dr. Luçjan Bedeni. Kjo ekspozitë vjen në bashkëpunim me Arkivën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Departamenti i Manastirit.
Fotografitë e pablikuara më parë të shkrepura në të gjithë Ballkanin nga vëllezërit Janaki, shfaqen në Muzeun Kombëtar “Marubi” në Shkodër. Për organizatorët ky koleksion fotografish ka një rëndësi të veçantë për rajonin.
Koleksioni i tyre i ruajtur në Arkivin Historik të Manastirit, përmban 6702 negativë në xham, 2087 plan film dhe 1071 film rul, 7041 stampime fotografike, 3867 dokumente dhe 49 kamera dhe materiale të tjera ndërsa në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut ruhen një sërë filmash që ata realizuan me “Kamera 300”, prej së cilës njihen edhe si themelues të kinematografisë në Maqedoninë e Veriut.
Ekspozita i kushton një vëmendje të veçantë popullatave lëvizëse, përafërsive etnografike dhe ritualeve të ngjashme të popujve të Ballkanit, të cilët i gjejmë të pasqyruar në rrugëtimet e Manakëve në rajon.