Search
Close this search box.

“Dita e Kujtesës” në Teatrin Metropol, Tiranë

Në ditën përkujtimore ndërkombëtare të viktimave të Holokaustit u organizua një mbrëmje letraro-muzikore si bashkëpunim i Institutit Italian të Kulturës me Teatrin Metropol në Tiranë dhe Ambasadën Italiane në Shqipëri.


Aktorja Ema Andrea interpretoi në shqip dhe italisht një përzgjedhje fragmentesh nga libri “A ESHTË, VALLË, NJERI…?” i shkruar nga i mbijetuari i Holokaustit Primo Levi. Interpretimi u shoqërua me kitarë nga kitaristi Denis Bizhga i cili luajti me kitarë klasike, pjesë nga Mario Castelnuovo Tedesco, Silvius Leopold Weiss, Joseph Kaspar Mertz dhe John Williams.

E gjithë bota e kremton 27 Janarin si Ditën e Kujtesës për të mos harruar viktimat e Holokaustit. 27 janari u caktua për këtë qëllim me anë të rezolutës 60/7 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 1 nëntor 2005. Pikërisht më 27 janarin e vitit 1945 trupat e Ushtrisë së Kuqe, që merrnin pjesë në ofensivën Vistula-Oder në drejtim të Gjermanisë, çliruan kampin e përqendrimit të Auschëitz-it. Kujtojmë se 12 milion njerëz gjetën vdekjen në kampet naziste të përqendrimit, gjatë Luftës II Botërore e, prej tyre, 6 milion ishin hebrenj.

Almanart