Search
Close this search box.

Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore – Aktivitetet gjatë fundjavës

Dita Kombëtare e trashëgimisë kulturore festohet çdo vit më 29 shtator. Në themel të kësaj dite qëndron akti patriotik dhe atdhetar i ushtarakëve: Kamber Bënja, Bexhet Manastirliu dhe Abaz Taushani, të cilët ndaluan plaçkitjen dhe vjedhjen e objekteve arkeologjike të parkut të Apollonisë, në vitin 1916, gjatë luftës së I -rë botërore. Festimet për herë të parë, të datës 29 shtator, si Dita Kombëtare e trashëgimisë kulturore në Shqipëri u bënë në vitin 2003.

Përgjatë javës ka patur aktivitete të ndryshme të zhvilluara në Shkodër, pranë Muzeut të Fotografisë “Marubi”, Muzeut Historik në Shkodër, Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë Ekspozita fotografike “Ikonat e Diço Zografit në Muzeun Historik Kombëtar”, Torra Veneciane në Durrës Ditët Europian të Trashëgimisë 2024 në Durrës. Disa nga aktivitetet e fundjavës që do të sugjeronim janë “Ditët Europiane të Trashëgimisë 2024” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër me shfaqjen e dokumentarit “Marubi, la memoria della luce”, finga Tomás Sheridan apo dhe Panair për “Ditën Kombëtare të Trashëgimisë” në Gjirokastër, ku artizanë të zonave të ndryshme të vendit do të prezantojnë punimet e tyre në Pazarin e Gjirokastrës.

Gjithashtu kjo e dielë shënon dhe të dielën e fundit të muajit, ku do të jetë hyrje e lirë për shtetasit shqiptarë në muze dhe site arkeologjike, për të kaluar një ditë ndryshe, pranë këtyre institucioneve të kulturës.

*Fotoja është marrë nga faqja e MEKI.

Almanart