Edicioni i 23-të i DokuFest nis nesër më 2 gusht 2024 në qytetin e Prizrenit për të ulur siparin më 10 gusht 2024. Gjithsej 3325 filma nga 119 vende nga e gjithë bota janë dorëzuar për shqyrtim, nga të cilët ekipi programues i festivalit ka përzgjedhur 103 filma në tetë programe garuese, me një numër filmash që do të kenë premierat e tyre botërore, ndërkombëtare dhe evropiane, duke bërë DokuFest një platformë e rëndësishme e shfaqjeve në këtë pjesë të botës, si për filmat dokumentarë ashtu edhe për filmat e shkurtër.
DokuFest vazhdon të sjell më të mirën dhe më të guximshmen e kinemasë dokumentare dhe filmave të shkurtër në Prizren, dhe jemi më shumë se të lumtur që mund të ndajmë me të tjerët punën e një numri në rritje të regjisrëve të rinjë, si dhe krijimet e regjisorëve me të cilët publiku jonë tashmë është i njohur.
Tematika e këtij viti: “New Order”
Në të gjithë planetin, të pasurit po pasurohen, ndërsa të varfërit pushtohen nga borxhet dhe fatkeqësitë. Me luftërat në Gaza dhe Ukrainë që sjellin ndarjet globale në lartësi të reja, një rikonfigurim i ri gjeopolitik – duke përfshirë një zhvendosje në një rend të ri botërorë – mund të jetë në punë. Megjithatë, më shumë forca dhe tendenca – duke përfshirë ekonominë gjithnjë e më të militarizuar të Rusisë, ngecjen e rritjes së Kinës dhe peshën në rritje e sipër të ekonomisë së Jugut Global – po bëjnë ndryshime thelbësore në rendin më të mundshëm ndërkombëtar.
Mund të ndodhë gjithashtu që ne po jetojmë përmes shpërbërjes së një rendi. Një lloj i New Order në ardhje e sipër.
Me gjithë këtë në mendje, DokuFest ka vendosur të sjellë temën “NEW ORDER”. Për ta nxjerrë në pah përmes diskutimeve në festival, për t’u zhytur në një sërë filmash që e prekin atë, për të gjetur një lidhje nga e kaluara përmes një përzgjedhjeje filmash të vitit 1974 ose për të kuptuar nëse jemi tashmë të dënuar ose kemi ende një pikë shprese, përmes filmave për mjedisin.
Historiku
DokuFest është festivali më i madh i filmit në Kosovë. I përshëndetur si një nga festivalet më të rëndësishme të filmit në Evropën Juglindore dhe i votuar dy herë si Top 25 Festivalet më të bukura të Filmit nga Filmmakers Magazine, ai mbush kinematë dhe vendet e improvizuara të shfaqjes rreth qendrës historike të Prizrenit me një përzgjedhje prej më shumë se 200 filmash të zgjedhur nga anembanë botës.
I themeluar në vitin 2002, me synimin për të rigjallëruar kinemanë dhe jetën kulturore në Prizren, DokuFest u bë ngjarja më e madhe kulturore në vend dhe një nga festivalet më të mira të filmit dokumentar dhe të shkurtër në Evropë. Që nga viti 2019, DokuFest është në listën e festivaleve kualifikuese për BAFTA, çmimin e filmit të shkurtër të Akademisë Britanike të Filmit dhe në vitin 2022 DokuFest u ftua nga Akademia Evropiane e Filmit për t’iu bashkuar 28 festivaleve të tjera të filmit në nominimin e një filmi të shkurtër për Çmimet prestigjioze të Filmit Evropian.
Stafi i “Almanart” i uron “DokuFest” suksese dhe të vijojë të të jetë promotor i tematikave të rëndësishme të bashkëkohësisë njerëzore.
Lidhjet e nevojshme për këtë festival i gjeni si më poshtë.
Programi dhe vendndodhjet https://dokufest.com/en/festival/2024/schedule
Programi në shqip https://dokufest.com/al/festival/2024
Programi në anglisht https://dokufest.com/en/festival/2024
Programi i DokuNights https://dokufest.com/en/news/dokunights-full-lineup-announced