Drama ekzotike “Anora” fiton ‘Palmën e Artë’ në Festivalin e Filmit në Kanë

“Anora”, një dramë tepër qesharake dhe prekëse ku një balerinë lidhet me djalin e një oligarku rus, fitoi çmimin kryesor Palmën e Artë në Festivalit e Filmit në Kanë, të shtunën.

Filmi i regjisorit amerikan Sean Baker mundi 21 filmat e tjerë në linjën e konkurrencës, duke përfshirë filmat nga regjisorë të njohur si Francis Ford Coppola dhe David Cronenberg.

“Anora” vazhdon një seri filmash të fokusuar tek punonjëset e seksit nga Baker, duke përfshirë hyrjen e 2021 në Kanë me “Red Rocket” dhe “The Florida Project” të vitit 2017 me Willem Dafoe.

Kjo fitore i kushtohet “të gjithë punonjësve të seksit të së tashmes dhe të ardhmes“, tha ai teksa pranoi çmimin, duke falënderuar gjithashtu yllin e filmit, Mikey Madison, si dhe Samantha Quan, gruan dhe producentin e tij.

Ky ka qenë qëllimi i jetës sime, kështu që arritja në këtë vend është… Do të më duhet të mendoj pak sonte për atë që do të ndodhë më pas”, tha Baker për Reuters pas ceremonisë.

Presidentja e jurisë Greta Gerwig, regjisorja pas hitit me ngjyrë rozë “Barbie”, e quajti “Anora” një “film tepër njerëzor dhe human që pushtoi zemrat tona” kur shpalli çmimin që u shpërnda nga George Lucas, të “Star Wars”.

Lucas ishte në skenë për të marrë një çmim nderi gjatë ceremonisë së mbylljes së festivalit nga miku i tij i vjetër Coppola, projekti i pasionuar i të cilit “Megalopolis” ishte gjithashtu në garë.

Unë jam vetëm një fëmijë që u rrit në mes të Kalifornisë, i rrethuar nga vreshta dhe bëra filma në San Francisko me mikun tim Francis Coppola”, tha Lucas në ceremoni.

Çmimi i Madh, çmimi i dytë më i lartë pas Palmës së Artë, iu dha “All We Imagine As Light”, duke shënuar herën e parë që një regjisor indian fitonte çmimin.

Filmi debutues i regjisorit Payal Kapadia për miqësinë mes tre grave ishte filmi i parë indian në konkurrencë në 30 vjet.

“Fakti që ne mund të jemi këtu është një testament që nëse i përmbahesh një gjëje dhe nuk heqësh dorë nga shpresa, atëherë filmi mund të realizohet dhe ne jemi këtu”, tha ajo.

Regjisorit iranian Mohammad Rasoulof, i cili ishte në Kanë rreth dy javë pasi njoftoi se kishte shkuar në mërgim, iu dha një çmim special për “Fara e Fikut të Shenjtë”, në lidhje me një zyrtar të gjykatës iraniane, i cili bëhet gjithnjë e më kontrollues dhe paranojak.

Almanart