Drama “Para Perëndimit” e nobelistit Gerhart Hauptmann premierë e shfaqjes në Teatrin Metropol

“Para Perëndimit” një katastrofë familjare në sfondin e një bote të trazuar. Drama e nobelistit Gerhart Hauptmann, na jep një mundësi për të shqyrtuar vendin e individit në botën bashkëkohore. A janë zgjedhjet e tij të lira apo të kontrolluara?

“Para Perëndimit” përqendrohet në dramën e “mungesës së lirisë” me të cilën përballet 70-vjeçari Matthais Clausen.

3 vite pas vdekjes së gruas së tij, ai bie në dashuri me një vajzë të re Inken, por që pengohet nga të gjitha anët prej atyre që e rrethojnë, mbi të gjitha familja e tij që e sheh këtë histori dashurie si kërcënim të trashëgimisë financiare dhe shpirtërore të familjes.

Titulli: Para perëndimit

Autor: Gerhart Hauptmann

Përktheu: Edvin Cami

Regjia: Xhunga Çobani

Interpretojnë:

Alfred Trebicka, Ilirda Bejleri, Elia Zaharia,Yllka Mujo,Sokol Angjeli,

Alex Seitaj,Luli Bitri, Alert Çeloaliaj, Pjerin Vlashi,Vasjan Lami,Klesta Shero, Roerd Toçe,Ligoraq Riza,Genc Fuga, Elona Hyseni,Kastriot Ramollari,Artur Vera,Laura Hoxha,Megi Duka,Maringlen Domi,Xhoni Spahi,Adela Gjyla

Skenograf: Genc Shkodrani

Kostumograf: Edlira Qyshka

Kompozitor: Endri Sina

Ju ftojmë të rezervoni biletat tuaja

në nr. ☎️ +355 67 227 0668

Në datat: 5, 6, 7, 11, 12, 13 Prill 2024

Ora 19:00

Almanart