Search
Close this search box.

E famshme për filmat e animuar, studio japoneze Ghibli nderohet me Palmën e Artë në Kanë

E themeluar dhe bërë e famshme nga Hayao Miyazaki, studio legjendare japoneze e filmave të animacimuar, Ghibli u nderua të hënën (20 maj) me Palmën e Artë në Festivalin e Kanës.

Studio Ghibli u bë institucioni i parë që iu dha Palma e Artë e Nderit. Regjisori Goro Miyazaki, djali më i madh i Hayao Miyazaki, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve si përfaqësues i studios.

Ky është një nder për të gjithë ata që i kanë dashur filmat tanë. Dua të falënderoj të gjithë fansat e Ghibli”, u shpreh ai.

Organizatori i festivalit të filmit tha se Ghibli” ka sjellë një erë të re në filmat e animuar gjatë katër dekadave të fundit që nga themelimi në vitin 1985.

Almanart