Search
Close this search box.

Edicioni i dytë “Idromeno Independent Film Festival” do të jetë një javë me filma dhe aktivitete

Edicioni i dytë “Idromeno Independent Film Festival” do të zhvillohet këtë vit në datat 6-12 maj. Një javë e mbushur me filma dhe aktivitete. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit këtë vit vazhdon bashkëpunimin me “Idromeno Independent Film Festival” për edicionin e dytë të këtij festivali të ri, por shumë interesant dhe kreativ. AQSHF shprehet se përveç shfaqjes së filmave, këtë vit janë në Shkodër edhe me një ekspozitë nga Fototeka e AQSHF-së me temën e figurës së gruas në kinematografi.

Ndërsa drejtuesja e “Idromeno Independent Film Festival” Sonela Pirani në faqen e saj në rrjete sociale shprehet se drejtoresha e Arkivit të Filmit ka qenë në Shkodër për këtë ekspozitë, që do të hapet në këtë festival në vijim. “Jemi të lumtur të kemi sot në Shkodër drejtoreshën e Arkivit, Marinela Ndrian, për të diskutuar rreth ekspozitës me fotot më pikante që përfaqësojnë figurën e gruas në kinematografi në programin “Idromeno Uncovering”. Fotot janë pjesë e Fototekës së Arkivit ku dhe sapo ka përfunduar procesi i digjitalizimit. Faleminders Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit”, thuhet në faqen e festivalit. Arkivit Qëndror Shtetëror i Filmit është krijuar kryesisht nga fondi i depozitës legale të prodhimit shqiptar të filluar prej vitit 1947, i cili ka qenë kryesisht prodhim i një qendre të vetme shtetërore, Kinostudios “Shqipëria e re”, aktiviteti i së cilës fillon në vitin 1952 dhe përfundon në vitin 1992. Përveç koleksionit në pelikulë, në origjinalin e vet të kopjes negative dhe në kopje arkivale në pozitiv, AQSHF ruan dhe mbron edhe materiale të tjera të historisë së krijimit filmik, si skenarin letrar, skenarin regjisorial, listën e montazhit, fotografi, negativa te fotove, materiale të promovimit të veprës, partiturat e muzikës së filmave dhe posterat e tyre./sot/

Almanart