Pranë “Berk” do të zhvillohet takimi me temë “Ekofeminizmi në Bibliotekën Feministë të Tiranës” më datë 17 qershor 2024, ora 19.00.
Lidhja e pasur shpirtërore me natyrën, e cila gjurmohet në kulturën jo-materiale të vendit tonë dëshmon për një kohë të hershme ku marrëdhënia e njeriut me natyrën nuk shënjohej nga zotërimi.
Një udhëtim në kohë dhe hapësirë ku realiteti i jashtëm dhe i brendshëm pothuaj mbivendosen, duke e kapërcyer shikimin racional ndaj natyrës dhe duke hapur një shumëllojshmëri përmasash dhe narrativash të cilat na sugjerojnë një mënyrë tjetër për tu lidhur me gjithësinë. Po si ngërthehet kjo marrëdhënie e hershme me natyrën me përpjekjen e sotme të lëvizjes feministe?
Takimi do të nisë me bisedën mbi elementët e bestytnive, përrallave dhe riteve të zonës juglindore të Shqipërisë, parë në thjerrën e marrëdhënieve me natyrën, ku do të bisedojnë Jonida Çunga etnografe dhe Rea Nepravishta aktiviste feministe. Për të vijuar më pas me prezantimin e shkurtër të Ina Shkurtit për “Hartëzimin dhe feminizmin në Amazonë”.
Për këto dhe më shumë jeni të ftuar në këtë bisedë pranë “Berk”.