Përtej dëshmive stilistike “bindëse”, soneti, i titulluar ,“To the Deserving Author”, është nënshkruar me pseudonimin misterioz “Cygnus”, sipas figurës mitike që u kthye në një mjellmë – duke aluduar në poemën që Ben Jonsoni i kishte kushtuar Shakespeareit të Stratfordit si: “Mjellma e ëmbël e Avonit”
Në sonetin, “To The Deserving Author”, që gjendet në dramën e Ben Jonsonit, “Sejanus: His Fall”, gjendet pseudonimi “Cygnus”. Sipas dy studiuesve, një sonet pothuajse i panjohur i cili gjendet në dramën a skenarin e një vepre të Ben Joansonit, mund të jetë një vepër e “humbur” e William Shakespeare.
Përtej dëshmive stilistike “bindëse”, soneti, i titulluar ,“To the Deserving Author”, është nënshkruar me pseudonimin misterioz “Cygnus”, sipas figurës mitike që u kthye në një mjellmë – duke aluduar në poemën që Jonsoni i kishte kushtuar Shakespeareit të Stratfordit si: “Mjellma e ëmbël e Avonit”.
Chris Laoutaris, profesor i asocuar i studimeve për Shakespearein dhe dramën e hershme moderne në Institutin e Shakespeareit në Universitetin e Birminghamit, ka thënë për “The Guardian” se “kjo është ajo se si Jonsoni i referohej Shakespeareit në poemën e tij të gjatë dedikuese”. “Në faqen e parë vajton ‘fluturimin’ e Shakespeareit si një mjellmë, gjallëria e së cilës nuk do të hijeshojë më kurrë skenat e Anglisë”, ka thënë ai.
Soneti është brenda “Sejanus: His Fallt” të Jonsonit, një tragjedi e vendosur në Romën e lashtë, në të cilën Shakespearei kishte luajtur.
Ajo ndan faqen me një këngë të shkurtër nga Hugh Holland, i cili gjithashtu i dedikoi një varg përkujtimor Shakespeareit.
Laoutaris ka thënë se edhe pse të dy sonetet i kushtohen Jonsonit, ato ishin “shumë të ndryshme”. Për shembull, Holland i drejtohet Jonsonit me përemrin formal “Ju”, ndërsa Cygnus përdor “ti-në” joformale, të favorizuar nga Shakesearei dhe që e gjejmë shpesh në sonetet e tij.
I intriguar, ai kishte komunikuar me Martin Wiggins, ekspert i dramave të Rilindjes. ”Kam një ndjenjë që është shkruar nga Shakesearei, por nuk mund të gjej askënd që ka menduar kështu. Njeh ndonjë? Ai u përgjigj: ‘Po, unë!’”, i kishte thënë Laoutaris.
Ai zbuloi se si përpiluesi kryesor i “British Drama 1533–1642: A Catalogue”, Wiggins e kishte ngritur këtë teori në një fjali të vetme brenda atyre mijëra faqeve: ‘”Cygnus” (ndoshta një pseudonim për Hugh Holland … ose ndoshta Mjellmën e Avonit”.
Wiggins i ka thënë gazetës “The Guardian” se është tejet i hapur lidhur me faktin që ky sonet mund të jetë i Shakespeareit.
Viti 2023 shënon 400-vjetorin e veprës së parë nga 36 dramat e Shakespeareit, të botuar në vitin 1623, shtatë vjet pas vdekjes së tij.
Laoutaris ka thënë: “Çështja nëse Shakespearei ishte apo nuk ishte i përfshirë në librin e tij, është pyetje njëmilionëshe. Ky sonet jep të dhëna se ai ka qenë i lidhur me disa nga njerëzit të cilët ishin përfshirë në botimin e veprës së tij sa kishte qenë ende gjallë. Deri tani, nuk ka dëshmi të forta që vërtetojnë që Shakespearei e njihte Hollandin. Nëse soneti ‘Cygnus’ është i Shakespeareit, kjo na ofron një mundësi më të mirë për njohjen e tij”.
Ai do të paraqesë provat në një libër të ardhshëm, të titulluar “Shakespeare’s Book: The Intertwined Lives Behind the First Folio”, e cila do të botohet nga “HarperCollins” më 30 mars.
Ai argumenton se për nga natyra, soneti “Cygnus’ është teatral dhe ka shumë mundësi që është shkruar nga një dramaturg: “Holland nuk ishte. Ai ishte poet dhe përkthyes. Soneti lavdëron Jonsonin dhe shkrimin e kësaj drame. Kjo është një tragjedi për dramaturgët, talentët e të cilëve, të vegjël në krahasim me ta, janë dëmtuar nga madhështia e Jonsonit, duke bërë një tragjedi të dyfishtë nga drama e Jonsonit: ’Kështu, nga një tragjedi, ti bën twain [domethënë, dy]’”
Studiuesit më parë kishin besuar se ky sonet ishte shkruar nga Holland, sepse vetë vepra e tij, “Pancharis”, e botuar në vitin 1603, përfshinte një poemë në të cilën Jonson i referohej atij si mjellmë.
Por Laoutaris ka thënë se dukej që dy sonetet ishin shkruar nga dy njerëz të ndryshëm dhe se soneti “Cygnus” shihej se përmbante tipare më të ngjashme me stilin e Shakespeareit: “Sa më shumë të lexohet kjo poemë enigmatike, aq më shumë shfaqet natyra shekspiriane”.
Dr. Paul Edmondson, studiues në “Shakespeare Birthplace Trust” në Stratford dhe një nga kuratorët e ekspozitës së ardhshme, të titulluar “400 Years of Shakespeare’s First Folio”, e ka përshkruar librin e Laoutaris si: “të thurur në mënyrë të ndërlikueshme, gjallëruese dhe novatore”. Marrë nga “The Guardian”/koha/