Një ekspozitë në kufijtë e një Eko ose Ekografie të unit e shoqërisë njerëzore e karakterit klasiko-modern ishte ajo që u çel në Galerinë e Arteve në Shkodër me titullin “Deduksione bashkëkohësie” nga artisti i ngjyrave Aleksandër Filipi, i cili erdhi si “Personazh i ftuar” për këtë vit.
Në 25 punimet e artistit Filipi shquhet dinamika aq sa hera herës të duket sikur çdo gjë është në lëvizje ashtu si vetë koha apo njerëzit dhe kjo të fut në gjendjen e reflektimit e kjo e fundit duket sikur është edhe qëllimi i artistit nga kjo ekspozitë me filozofi diogjeniane.
Aleksandër Filipi ndonëse është lindur në Berat, origjina e tij është nga Shkodra ndërsa ka qenë pjesëmarrës në ekspozita dhe veprimtari të ndryshme artistike ku është vlerësuar me çmime të ndryshme. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 10 maj në Galerinë e Arteve të Shkodrës./rtsh/