Ekspozita “E KALUARA E TASHME” në Spaç të Mirditës

E KALUARA E TASHME

Kultura për Zhvillim të Qëndrueshëm: Potenciali i Pashfrytëzuar.

Data: 13 Prill 2024

Vendndodhja: Ish Burgu i Spaçit,
Mirditë

Ora 11:00

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në ekspozitën “E KALUARA E TASHME”

Ekspozita ngrihet për të qëndruar përgjithmonë në Spaç të Mirditës. 49 portretet e ish të burgosurve politik që janë ende në jetë, bashkë me rrëfimet e tyre do të jenë të hapura për publikun që prej datës 13 prill 2024 e në vazhdim. Kushdo mund të shoh trupëzimi i 49 portreteve në një skulpturë të vetme e cila kthehet në një monument të kujtesës kolektive, pikëtakim dhe pikënisje e procesit zhvillimor shoqëror. Kjo ekspozitë është një akt artistik-kulturor i cili finalizohet me praninë e publikut, rinisë, institucioneve, dhe të gjithëve si aktorë aktiv të ndërtimit të një shoqërie.

Krijimi i skulpturave: Kristian Zara.
Kurimi i ekspozitës: Arnen Sula dhe Kristian Zara

Tek Bunkeri do të organizoje transportin me minibus, nisja në orën 08:00 AM nga sheshi Nënë Tereza, Tiranë.

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në:

Numrin e telefonit :
+355 69 58 62 513

ose ne Emailin : Info@tekbunkeri.eu

Ju mirëpresim!

Projekti u konceptua dhe realizua nga Tek Bunkeri, financuar nga Bashkimi Evropian pjesë e programit EU4CULTURE, zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (2023-2024).

@eu4culturealbania
@euinalbania
@meki.gov.al
@unops_official

Posteri nga: Trivet.a

Almanart