Ekspozita “MIRDITA NË FOTOGRAFI” te Europe House” Tirana

Ju ftojmë në hapjen e ekspozitës “Mirdita në Fotografi” më 8 janar, në orën 16:30, te Europe House, Tiranë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 15 janar.

Ekspozita do të përmbajë punime fotografike të artistes Nadia Abazi, fotografi të kullave të Mirditës të realizuara nga dashamirës të trashëgimisë, si dhe video-instalacionin “Saharaja” të artistes ndërdisiplinore, Abi Shehu.
Ekspozita do të përmbajë edhe instrumente muzikore të vjetra të zonës, pjesë e koleksionit personal të studiuesit dhe muzikologut Mark Luli.

Kurator: Andi Tepelena
Dizajn: Trivet

“Mirdita në Fotografi” organizohet nga Art Kontakt dhe EcoKult në kuadër të projektit “Promovimi i Trashëgimisë Kulturore përmes Turizmit Krijues dhe të Përvojës – CulTour” i mbështetetur nga programi EU4Culture, i cili financohet nga BE dhe zbatohet nga UNOPS në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës.
#trashëgimiakulturore#Mirdita

Almanart