Ekspozita “Novela grafike nga deti”

Ekspozita “Novela grafike nga deti” kushtuar skicave bashkëkohore do të prezantojë vepra të artistëve shqiptarë dhe të huaj.

E organizuar në Tiranë nga Agjencia e Industrisë Kreative, gjashtë artistë shqiptare dhe ndërkombëtarë do të ekspozojnë vepra të pabotuara të frymëzuara nga deti, si një metaforë për të treguar botën dhe peizazhin, si një element gjenerues që bashkon kulturat, si një hapësirë për takim, kalim, përfshirje dhe zbulim.

Në shëtitoren “Murat Toptani” Tiranë do të ekspozohen vepra të pabotuara të artistëve Shpend Bengu (Shqipëri), Gianluca Costantini (Itali), Thomas Gilbert (Francë), Elena Gogou (Greqi), Roberta Muci Joe1 (Itali), Marco Paschetta (Itali). E hapur deri më 10 tetor 2022.

Almanart