Search
Close this search box.

​Ekspozohen 110 piktura të Rexhep Selimit

Në hapësirat e Muzeut Kombëtar të Kosovës është hapur ekspozita personale “Në garë me botën gri” e Rexhep Selimit.

Mbi 100 piktura, që pasqyrojnë krijimtarinë e shpirtin artistik të Rexhës, do të jenë të ekspozuara deri më 4 dhjetor në Muzeun e Kombëtar të Kosovës.

Këto pikëtuar ekspozohen me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Në hapjen e kësaj ekspozite, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Selimi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së po mbahen padrejtësisht në qendrën e paraburgimit në Hagë.

May be art

“Ai i ka dërguar prej Hagës atje ku po gjykohet por ku ende nuk ka filluar gjykimi, po akuzohet pa aktakuzë së bashku me bashkëveprimtarë të tjerë me ish-kryetarin e Kuvendit Krasniqi, me ish-kryetarin e Kuvendit Veseli, me ish-presidentin Thaçi. Jemi të vetëdijshëm si popull për drejtësinë dhe pastërtinë e luftës sonë çlirimtare”, ka thënë Konjufca.

Ai ka kujtuar periudhën kur ish-deputeti Rexhep Selimi e kishte njoftuar me pikturën e tij të parë.

May be art
May be art of indoor
Almanart