Search
Close this search box.

“EPOSI I BJESHKËVE TË LUMËS” 60 legjenda në një libër nga autori Petrit Palushi

“EPOSI I BJESHKËVE TË LUMËS”

60 legjenda në një libër nga autori Petrit Palushi

Krahina e Lumës, me nji pasuni të veçantë etno – kulturore.

E, ndërmjet tjerave vijnë me dritën e tyne të shkëlqimtë, vezulluese e plot ndjeshmëni – legjenda, prralla, fjalë t’urta e shprehje tjera (përfshi edhe ato për Malin e Gjalliçes e Drinin e Bardhë e të Zi), gojëdhana, balada, anektoda, etj.

Përmes librit “Eposi i bjeshkëve të Lumës”, përcillet nji tubë legjendash.

Por legjendat janë rrëfye (ritregue), tue u ruejtë e paprekshme palca e origjinalit.

Asht Eposi i bjeshkëve të Lumës, që vjen prej Paganizmit, edhe prej kohnave të mavonshme; njikohësisht vjen si frymë deri në kohë të sotme, si pjesë e randësishme dhe me plot vlerë e traditës.

Nëpër legjenda, shpalohet nji realitet mistik dhe metafizik.

Në bërthamën e legjendave duket sikur kanë hapësinë të plotë:

Zotnat e qiellës, qiella, përtejqiella, dielli, hana, malet, bjeshkët – herë të qeta e herë të zimta, gjurrat e krojet kahmos e mos, zanat, kjoft’largëtit, çobanët, delet, kuajt, shqipet, fluturimi i fëmijës në krahë të shqipes, këndellja e fluturima e zogjve, etj., etj.

E, natyrisht ma së shumti trazohen e marrin krahë edhe mitet.

Ka legjenda që janë në dy a tri variante, por kemi përzgjedhë variantin ma të përhapun.

Almanart