Search
Close this search box.

Ermonela Jaho shpallet “Artistja e vitit” nga Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho është shpallur nga Çmimeve Ndërkombëtare të Muzikës Klasike 2023 si “Artistja e vitit”.Mes shumë emrave të njohur të muzikës klasike nga e gjithë bota, shqiptarja ka arritur të vlerësohet me një çmim kaq të rëndësishëm.Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë faqja e njohur e çmimeve ICMA, e cila e konsideron Jahon me një zë të lavdishëm dhe me një estetikë të pastër vokale.“ARTISTJA E VITIT Ermonela Jaho, soprano me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr të sigurt dhe shkëlqyeshëm vezullues, Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale.

Por kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prania e saj teatrale elektrizuese. Pak këngëtarë arrijnë një shkallë kaq të lartë identifikimi me rolet e tyre, një vërtetësi kaq totale dhe një emocion thellësisht prekës. Pasi del në skenë, Ermonela Jaho hedh si një mantel personalitetin e saj dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë”, thuhet në njoftimin për sopranon shqiptare.

Almanart