Search
Close this search box.

ERVIN HATIBI – PËRMBI REVOLUCIONIN

Ervin Hatibi

PËRMBI REVOLUCIONIN

Më mbaruan cigaret në stacion të autobuzit
Duke pritur revolucionin tjetër
Këtu kam mbetur
Gozhdë e përzhitur, e shtrembëruar
Nëpër shkrumbin e kishës së djegur.

Si nëpër pistoleta me mulli
Të gjithë janë futur kokë më kokë
Nëpër shtëpi

Gjithë revolucionet të parafundit janë
E gjithnjë jeta ime e fundme, e fundit
Lirë m’i bleve lotët, m’i bletë
Krejt trupi më dhimbte nga dashuria
Për popullin e barrikadën.
Dua të vdes e ta harroj
Ta vjell. Dua të vdes kot
Ose hiç të mos vdes nëse duhet
Të vdes me qëllim
Do marr një lypës të mitur mulat
Ta ngroh e ta rris ndyrë
Ju ftoj të gjithëve në strofkën time
Të më pështyni në fytyrë
Veç të mos më provokojë njeri me plagët e veta.

Po rroftë, rroftë flamuri i ri
Edhe çdo dashuri e vjetër
Në ardhtë prapë dita, në rrugë prapë do të jem
Me gur do godas patjetër
Ata që janë rumbull Dhe ata që do rrinë vetëm.

Revolucion
Almanart