𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐚 𝐈𝐧𝐭𝐞𝐫𝐧𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐁𝐢𝐞𝐧𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐨𝐟 𝐆𝐫𝐚𝐩𝐡𝐢𝐜 𝐀𝐫𝐭𝐬 Edicioni 1
Edicioni i parë i Bienales Ndërkombëtare të Grafikës do të zhvillohet në ambientet e Galerisë së Arteve të Tiranës nga data 25 tetor deri me 25 nëntor 2022.
Një ekspozitë me pjesëmarrje të jashtëzakonshme të 300 artistëve nga 50 shtete të botës, ku do të prezantohen rreth 540 punime, nga të cilat, më shumë se gjysma i janë dhuruar Fondit Muzeal të Galerisë së Arteve të Tiranës.
Tematika kryesore rreth së cilës artistët kanë zhvilluar konceptin e tyre është “Jeto me kohën”.
Disa nga punimet e ekspozuara janë vlerësuar me çmimet përkatëse si: Çmimi i parë, i dytë dhe i tretë, çmimi “Artisti i ri më i mirë”, çmimi “Artisti i ri më i mirë shqiptar”, çmimi “Artisti më i mirë dixhital”, dhe çmimi “Special”.
Fituesit e këtyre çmimeve do të zbulohen nga anëtarët e jurisë, Beste Gursu, Zake Prelvukaj, Helidon Haliti, Abaz Hado, Ormira Lulani, në mbrëmjen e ceremonisë së çeljes, në oborrin e GAT pranë Prefekturës së Tiranës, ditën e martë, 25 Tetor, ora 19:00.
Jeni të mirëpritur!